E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmuan autobusin me arme, kapen dy autoret

Durres- Policia e Durresit ka arrestuar dje, dy personat te cilet sulmuan me arme autobusin e Shkozetit disa dite me pare, ku mbeti i vdekur nje person si dhe u plagosen 4 te tjere. Te dyshuarit si autore jane dy vellezerit, Leonard Kalemi 22 vjec dhe Romeo Kalemi 18 vjec, te dy banues ne lagjen nr.14 Shkozet, Durres, te cilet ishin fshehur ne Tirane. Sipas policise, kryerja e veprimeve ne vendngjarje dhe nga hetimet e deklarimet e bera nga deshmitare okulare rezulton se, Leonard Kalemi eshte autor i plagosjes se rende te shtetasit Bashkim Zhupa, i cili nderroi jete me date 4 maj te ketij viti ne spitalin rajonal te qytetit te Durresit. Arrestimi i dy te dyshuarve u be i mundur pas marrjes se informacioneve te sakta, ne lidhje me vendndodhjen e tyre. Per kete qellim u hartua nje plan-operacional, duke perdorur edhe metodat specifike te hetimit. Te dy vellezerit gjate kesaj periudhe nga momenti i ndodhjes se ngjarjes, e deri ne momentin e kapjes se tyre ishin strehuar ne Allias, te Bregu i Lumit ne nje shtepi te vjeter, te cilen e kishin marre me qira. Dy vellezerit Kalemi akuzohen nga ana e policise, per veprat panele te "vrasjes se mbetur ne tentative kryer ne bashkepunim", "armembajtjes pa leje". E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›