Kemi skuader te kompletuar na mungon vetem vazhdimesia
Kemi kryer vetem tri seanca stervitore me te gjithe lojtaret e rinj. Nuk duhet te harrojme gjithashtu se Robinjo nuk ka luajtur nga minuta e pare por edhe se Pato u demtua serish. Ne kete pikepamje na mungon disi vazhdimesia por kemi nje ekip te kompletuar i cili e di si mund ti zevendesoje lojtaret qe nuk luajne. Ne kete menyre mesfushori i Milanit Klarens Sedorf ka komentuar startin e kampionatit te kuqezinjve dhe pershtatjen e lojtareve te rinj. Me tej mesfushori holandez ka shtuar Per fat te keq eshte demtuar edhe Ambrozini. Keto gjera ndikojne negativisht edhe ne stervitjen e skuadres fakti qe trajneri nuk ka ne dispozicion te gjithe grupin e ben me te veshtire adaptimin e sistemit te lojes per te cilin kemi punuar prej fillimit te sezonit. Megjithate mendoj se pas me pak se nje muaji do te mund te shihet forca e vertete e skuadres dhe perputhja e te vjeterve me te rinjte. Natyrisht qe duhet te marrim edhe rezultate pozitive dhe te perqendrohemi ne fazen difensive te lojes pasi nese nuk pesojme heret a vone do te arrijme te shenojme. Milani ka pasur mjaft veshtiresi ne dy ndeshjet me Cezenen dhe Katanian U kemi lejuar kundershtareve hapesira per te na kundersulmuar. Po punojme qe ti eliminojme keto gabime.