Perparim Daiu eshte trajneri i ri i Beses
Rruga e Shpetim Duros dhe Beses eshte ndare perfundimisht. Ai ka vendosur ti qendroje besnik deklarates se tij per doreheqje. Presidenti Nexhat Bizhdili kembenguli tia ndryshonte mendjen por nuk mundi. Duro nuk e ka pertypur dot situaten kritike te Beses ne kater javet e para te kampionatit pa asnje fitore me vetem dy pike ne fundin e klasifikimit. Ndaj edhe ka vendosur te largohet perfundimisht nga drejtimi i kavajasve duke u bere keshtu trajneri i trete i larguar ne vetem kater javet e para te ketij edicioni pas Mirel Joses nga Shkumbini ne javen e dyte dhe Ilir Spahiu nga Bylisi ne javen e trete. Menjehere pas kesaj presidenti Bizhdili ka emeruar Perparim Daiun nje kavajas si trajnerin e ri te Beses. Daui ish-futbollist i skuadres kavajase e ka drejtuar Besen edhe me pare ne sezonin 2008-2009.