E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhgenjen Partizani Lushnja fiton 2-0

Kategoria I

Pasi ka hedhur pas shpine problemet burokratike me ne fund Partizani i krijuar nga Albert Xhani ka zbritur ne fushen e lojes. Sezoni i te kuqve ne Kategorine e Pare ka nisur me sfiden ne shtepi kunder Lushnjes kane nje ndeshje te prapambetur me Pogradecin por skuadra e drejtuar nga Neptun Bajko ka zhgenjyer. Ata jane mposhtur me rezultatin 0-2 ne stadiumin Selman Stermasi ndersa nuk kane munguar sharjet dhe parullat e tifozeve kunder presidentit Xhani. Rezultati u zhbllokua ne minuten e 81 ku goditja e Cutres nga distanca u devijua nga Pinari ne rrjete. Miqte dyfishuan shifrat ne te 86-n me Metushin qe perfitoi nga pozicionimi i keq i portierit Xhika. Ne fund te ndeshjes trajneri Bajko deklaroi se Partizani nuk mund te jepte me teper edhe per vete situaten e tensionuar ne skuader.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›