E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, qëllohet përpara banesës një 33 vjeçar

Pogradec- Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, kur persona të shpallur në kërkim nga policia e kanë qëlluar me armë.

Sipas burimeve të policisë mësohet se shtetasi Roland Cami, nga Buçimasi, me punë shofer i një firme private në Pogradec ka qenë objekt i një atentati me armë, pasi persona ende të lirë, i kishin zënë pritë përpara pallatit ku banonte.

Mësohet se atë e kanë qëlluar në kohën që ishte duke u kthyer nga puna, për të hyrë në shtëpi. Sipas policisë, nga dëshmitë e mbledhura janë dëgjuar tre të shtëna me armë, kurse më pas 33-vjeçari është gjetur i shtrirë përtokë.

Dyshohet se autorë janë dy persona, tashmë të identifikuar e të shpallur në kërkim nga policia, por ende të lirë. Ende nuk dihen motivet e atentatit, kurse i plagosuri ndodhet në reanimacion dhe nuk është në gjendje të japë sqarime rreth konfliktit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›