Kënaqësia e qetësisë pa internet

Pak kohë pas ardhjes sime, drejtori i një agjencie më ndau pak më anash. Ai duket se ishte më i interesuari për qetësi.
Disa muaj më vonë, lexova një intervistë me dizajnerin e njohur, Philippe Starck. Çka është ajo që atij i mundëson që gjithnjë të jetë para të tjerëve? “Kurrë nuk lexoj asnjë lloj të revistave, e as nuk shikoj televizor”, thoshte ai, mbase duke i zmadhuar gjërat paksa.
“As nuk shkoj në ndeja kokteji, as në darka dhe as në asnjë ngjarje të ngjashme”. Thoshte se nuk e jeton një jetë të zakonshme, por “kryesisht jeton i vetëm, larg civilizimit”.
Njëkohësisht, kam vërejtur se ata që paguajnë nga 2,285 dollarë për një natë në një dhomë në majë të shkëmbit, në Hotelin Post Ranch Inn, në Bis Sur (në Kalifornia), këtë gjë e bëjnë për shkak të privilegjit që të mos kenë televizor.
Me mjaft vetëbesim më është thënë se e ardhmja e udhëtimit është në pushimoret diku larg civilizimit, ku çmimet janë të larta sepse nuk mund të kyçeni në internet nga dhoma.
A mos vërtet erdhi një kohë e tillë?
Brenda vetëm një gjenerate kemi kaluar nga kënaqësia me pajisjet që na e kursejnë kohën, dhe të cilat na e kanë preokupuar dhe ndryshuar gjithë jetën, deri te ajo që tani dëshirojmë që t’i heqim qafe – shpesh për të pasur më shumë kohë për vete.
Sa më shumë mënyra që të ekzistojnë për lidhje teknologjike mes nesh, aq më shumë synojmë që me çdo kusht të ç’kyçemi nga to. Si adoleshentë, duket se – pothuajse për çdo natë – kemi kaluar nga faza kur s;kemi ditua asgjë për botën në atë kur dimë tepër shumë për të.
Softueri i Lirisë
Në Korenë e Jugut dhe në Kinë tashmë po krijohen kampe që synim kanë largimin dhe “shërimin” e fëmijëve nga varshmëria nga interneti, gjegjësisht nga kompjuteri.
Disa miq të mi shkrimtarë kanë paguar para të majme për të ashtuquajturin ‘Freedom Software’ (Softueri i Lirisë), me ndihmën e të cilit automatikisht ndërpritet lidhja me internet deri në tetë orë brenda ditës – gjë që deri para pak kohësh dukej si një çështje emancipimi.
Madje edhe vetë Intel kreu një eksperiment të ngjashëm në vitin 2007, duke ua ndërprerë për katër orë, për çdo të martë, lidhjen me internet afro 300 inxhinierëve të vetë, dhe kur këta të fundit mund të mendonin të qetë – dhe në qetësi (sipas hulumtimeve, punonjësit nëpër zyra mesatarisht ndërpriten në çdo tre minuta). Gjatë asaj periudhe këtij grupi të punonjësve të Intel’it nuk iu lejohej as shfrytëzimi i telefonave e as dërgimi i e-maileve, por kishin mundësi që t’i kthjellonin kokat e tyre dhe ta dëgjojnë vetveten duke menduar. Ata propozuan që kjo praktikë të zgjerohet edhe në pjesët e tjera të kompanisë.
Një amerikanë i zakonshëm brenda nj dite para ekranit i kalon të paktën tetë orë e gjysmë, ka llogaritur Nicholas Carr, në librin e tij “The Shallows” (Cekëtinat). Vetëm mes viteve 2005 dhe 2009 është dyfishuar numri i orëve që amerikanët e rritur i kalojnë në internet, ndërkohë që edhe televizori po shikohet gjithnjë e më tepër.
Një adoleshent i zakonshëm amerikan dërgon ose pranon diku rreth 75 SMS porosi brenda ditës. Një vajzë në Sacramento ka arritur që gjatë vetëm një muaji të dërgojë dhe të pranojë 10,000 SMS porosi, në çdo 24 orë.
Meqenëse, sikurse që do t’iu thotë çdo ekonomist, luksi është një funksion i skamjes, fëmijët e së nesërmes - siç e kamë dëgjuar vetveten të them shpesh gjatë konferencës në Singapor – nuk do të vuajnë për asgjë më shumë se për lirinë, qoftë kjo edhe për shkurtazi, nga veturat me shumë drita, ose nga videot dhe titujt e lëvizshëm të reklamave, për shkak të cilëve – njëkohësisht – ndjehen zbrazët dhe të ngopur.
Kthimi nga vetvetja
Pra, çka të bëhet? Paradoksi kryesor është se janë makinat që jetët na i kanë bërë më të bukura, më të shpejta, më të gjata dhe më të shëndetshme ato që mund të na mësojnë si t’i shfrytëzojmë më së miri: revolucioni informativ na ka ardhur pa udhëzimin për përdorim. Andaj,as të gjitha informacionet e kësaj bote s’mund të na mësojnë si t’i seleksionojmë.
Disa miq të mi synojnë që çdo javë të shkojnë në ndonjë shëtitje të gjatë, ose “t’i harrojnë celularët” në shtëpi. Një sërë testesh viteve të fundit konfirmuan se pas kohës së kaluar në ambiente të qeta rurale njerëzit “shfaqin vëmendje më të madhe, si dhe memorie dhe gjendje më të mirë, përgjithësisht. Truri i tyre bëhet më i qetë e më i kthjellët”, thotë Nicholas Carr.
Unë i jam kthyer masave ekscentrike dhe shpesh ekstreme për ruajtjen e shëndetit shpirtëror dhe të sigurimit të kohës kur nuk bëjë asgjë. Tek tani duhet të filloj me shfrytëzimin e celularit, por kurrë s’kam pasur Twitter e as Facebook. Synoj që në internet të kyçem vetëm derisa ta përfundoj detyrimin ditor të shkrimit. Jam shpërngulur nga Manhatan në një zonë rurale në Japoni, pjesërisht edhe për të ecur distanca më të largëta, ndërsa secila vizitë në kinema paraqet ngjarje.
Natyrisht, mbajtja e lidhjeve me botën dhe dituria për atë që po ndodhë është tejet me rëndësi.
Vitin e kaluar udhëtova mjaft. Por, kjo ka kuptim vetëm kur të keni një distancë ndaj botës, duke e analizuar si tërësi ashtu që të kuptoni se çfarë do të duhet bërë.
Kur para tre muajve isha për herë të fundit në manastirin benediktin, që ndodhet afro 40 minuta ecje nga hoteli Post Ranch Inn, aty takova një njeri që mbi supe po bartte një djalosh 3-vjeçar.
“Ju jeni Pico, apo jo?” më pyeti. U prezantua si Lary. Doli se ishim takuar para 19 viteve, kur ai jetonte në manastir, si ndihmës i një murgu.
“Me ka merreni tani?’ e pyeta.
“Punoj për MTV, poshtë në Los Angeles”.
Qeshëm. Fjalët ishin të tepërta. Megjithatë, më tha se mundohet që fëmijët të sjellë aty sa më shpesh.
“Ai është për herë të tretë këtu”, derisa tregonte drejt djaloshit tjetër 7-vjeçar.
Fëmijët e së ardhmes, në fakt, mbase janë para nesh në të kuptuarit e asaj se çka është e re, e çka thelbësore.