E Shtunë, 31 Tetor 2026

E luftoj unë

Kryeministri Hashim Thaçi i dha mbështetje iniciativës së Presidentes Atifete Jahjaga për formimin e Këshillit Antikorrupsion. Por, gjatë mbledhjes së Ekzekutivit, kur shpalosi prioritetet për vitin 2012, Thaçi tha se në ballë të betejës kundër korrupsionit do të jetë Qeveria. E, Presidenca thotë se Këshillin do ta formojë në fund të këtij muaji.

Kryeministri Hashim Thaçi qysh në mbledhjen e parë të Qeverisë në këtë vit është zotuar se do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ai ka përshëndetur iniciativën e Presidentes Jahjaga për formimin e një Këshilli Antikorrupsion në kuadër të Presidencës, por është kujdesur të theksojë se Qeveria do të jetë në ballë të luftës kundër korrupsionit.

“Edhe në emër të Qeverisë, e përshëndes iniciativën e Presidentes për formimin e Këshillit Antikorrupsion...Qeveria do të vazhdojë të mbetet në ballë të luftës kundër korrupsionit dhe vetëm me një gjithpërfshirje do të kemi sukses për betejën për rend dhe ligj. Fitorja për betejën nënkupton forcim dhe konsolidim të shtetit”, ka thënë Kryeministri Thaçi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›