Viktimat e masakres ne Norvegji kerkojne tjeter ekspertize mjekesore per sulmuesin
Avokatet e disa prej viktimave te masakres se vitit te kaluar ne Norvegji kane bere thirrje per nje tjeter ekspertize mjekesore per njeriun qe qelloi me arme zjarri duke thene se doktoret nuk kane pare shenja te skizofrenise dhe nuk kane dhene mjekim per te. Nje gjykate ne Oslo ka marre kete jave nje leter nga avokatet e viktimave.
Gjykata duhet te pergjigjet deri ne mes te muajit janar nese Anders Behring Breivik duhet ti nenshtrohet nje tjeter ekzaminimi mjekesor.
Ne muajin nentor dy mjeke psikiater te caktuar nga gjyakata deklaruan se njeriu qe hapi zjarr ishte i semure mendor.
32 vjecari Brevik aktivizoi nje makine bombe ne Oslo ne 22 korrik te vitit te kaluar dhe me pas kreu nje raprezalje me arme zjarri ku mbeten te vrare 77 persona.
Ndonese u rrefye avokatet e tij thone se ai nuk merr persiper pergjegjesine kriminale pasi beson se masakra ishte e nevojshme per te shpetuar Norvegjine dhe Europen nga dyndja e myslimaneve dhe se ajo u krye per te ndeshkuar politikanet per lejimin e nje shoqerie shume kultureshe.
Gjyqi ndaj Brievikut do te mbahet ne 16 prill.