E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këndojeni himnin

Prifti zviceran, Josef Hochstrasser, i cili e ka shkruar një libër me biografinë e selektorit Ottmar Hitzfeld, i ka këshilluar futbollistët shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, që ta këndojnë himnin kombëtar zviceran, para ndeshjeve të përfaqësueses helvetike.

Së fundmi, mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Xhaka është bërë objektiv i kritikave, pasi që e kishte kënduar himnin kombëtar shqiptar para atij zviceran, në një ritual që bëhet çdo vit për lojtarët e rinj në ekipin nga Bundesliga.

“Xhaka ka thënë vetë se ndihet vetëm 20 për qind shqiptar dhe 80 për qind zviceran. Prandaj, nuk duhet të hezitojë që ta këndojë himnin e shtëpisë së tij. Duhet ta ketë mësuar himnin, i cili nuk është i vështirë, sepse kjo nuk është humane”, ka thënë ati zviceran për magazinën Blick.

Në himnin e Zvicrës, ndër të tjera shkruan: Lutuni për Zvicrën e lirë, lutuni. Prandaj, Hochstrasser nuk sheh arsye se përse nuk këndohet ky himn, i cili është më i ‘butë’, në krahasim me atë të Italisë, ku thuhet: “Vëllezër italianë, jemi të gatshëm të vdesim, Italia thërret’. Ai i ka ftuar futbollistët si Xhaka, Shaqiri, Mehmedi e turkun Derdiyok që ta shfaqin një shenjë të fuqishme të integrimit në Zvicër, duke e kënduar himnin zviceran.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›