E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kenga Magjike 2012", festivali i te gjithe artisteve

I krijuar ne vitin 1999, festivali "Kenga Magjike" perben sot nje nga evenimentet me te rendesishme te muzikes shqiptare. I konsoliduar tashme pergjate 14 viteve, ky festival eshte skena e te gjithe artisteve shqiptare, brenda dhe jashte kufijve zyrtare. Duke e vene theksin tek muzika cilesore, tek vlerat e verteta te saj, "Kenga Magjike" ka qene gjithmone nje dere e hapur per kengetaret e afirmuar, por edhe per te rinjte debutues, qe e kane nisur rrugen e muzikes pikerisht aty. Kete gje e tregoi me se miri dhe mbreme ne naten e dyte te gjysmefinales. Mes shume surprizave dhe risive te ketij spektakli, nata e dyte e festivalit prezantoi edhe 22 kengetaret. Mes nje atmosfere te jashtezakonshme moderatori dhe organizatori i ketij spektakli Ardit Gjebrea, dhe gjate kesaj mbremje pati ne krah dy prezantueset sharmante Olta Gixhari dhe Armina Mevlani. Ne naten e dyte te gjysmefinales, nuk mund te mos vleresojme elementin qe i jep gjalleri cdo edicioni te Festivalit, Kenga Magjike. Skenografia e festivalit e realizuar nga i mirenjohuri Gaetoano Castelli, i cili ne bashkepunim me studiot e Kv Klan, i ka dhene skenes se Pallatit te Kongreseve, nje pamje glorifikuese, tipike per festivalet e medha, aspak modeste te krijimeve ne tinguj. Ky festival, si nje nder eventet e rralla te muzikes se lehte shqiptare, ka qene edhe ne qender te shtypit te shkruar te diteve te fundit, ku si cdo ngjarje ka merituar te diskutohet e komentohet.

14 vite "Kenga Magjike"

Kenga Magjike, ka marre startin ne vitin 1999, i krijuar nga Ardit Gjebrea si nje festival alternativ i muzikes se lehte shqiptare, pas nje vakumi te madh te organizmit te kenges ne vendin tone, ai ka mberritur ne edicionin e 14-te. Ne shfaqjen e pare ka pasur si protagoniste zera si Luan Zhegu, Tonin Tershana, Ema Qazimi etj. Ne vite kenga Magjike ka shenuar vecanti, sic ka qene viti 2000, ku u shfaq e madhja e skenes se Kosoves, Nexhmije Pagarusha e cila kendoi po kete vit nje duet me Gjebrene. 2001 solli ne Shqiperi, spanjollen-italiane Natali Estrada e cila kendoi gjithashtu me Ardit Gjebrene, performancen interesante te Birgitte Nielsen apo ardhjen e bujshme te aktores turke Songül Öden.

Izaura Ndoj

Kenget e nates se dyte:

Drilon Shala me kengen "Do kthehesh"

Elia Shena dhe Lazy me kengen "Je ti"

Leotrim Gashi me kengen "Nuk te kam harruar"

Gerti Gjoni me kengen "Asaj"

Don Enio me kengen "Hot line"

Adelina Emini me kengen "Ne pervjetor"

Andos me kengen "Ku je ti"

Aurel Thellimi me kengen "Ajo si ajo"

Met me kengen "Lerme te te dua"

Zajmina Vasjari me kengen "Do pi"

Rezarta Shkurta me kengen "Me fal"

Adrian Gaxha ft. Floriani me kengen "Ngjyra e kuqe"

Lynx me kengen "Sa pak mjafton"

Gerta Mahmutaj me kengen "Pergjithmone ata"

Era Rusi me kengen "6 - mars"

Eliza Hoxha me kengen "Mbetem"

Rozana Radi me kengen "Ti s'ke zemer"

Vedat Ademi me kengen "Ne frymen tende"

Aleksander dhe Renis Gjoka me "I njejti mbetem"

Jualiana Pasha me kengen "Diamant"

Pirro Cako me kengen "Dalldisa"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›