Sherif Merdani: E verteta e gjuetise se shtrigave ne Festivalin e 11-te Yllka Selita
Kengetari i njohur si disident, Sherif Merdani, rrefen per "KJ" si perfundoi ne 16 vjet burgim, pas Festivalit te 11-te. Merdani tregon detaje per burgosjen dhe oferten qe Sigurimi i Shtetit i beri per ta liruar, ne kembim te kengeve qe duhej te kendonte per partine. Por edhe pse karriera e tij u nderpre kohe me pare, Merdani prej vitesh eshte aktiv me koncerte ne gjithe vendin. Me pervojen e gjate ne skene, ai ka cfare te thote dhe per menyren sesi behet sot art, ku kritika nuk mungon per mjaft fenomene. Kengetari i njohur zbulon dhe disa prej projekteve te tij, sic eshte koncerti recital qe deshiron te jape ne Tirane. Emocionet e tij sa here qe flet per nenen jane te medha, pasi eshte e vetja figure, thote ai, qe do t'i mbetem borxh gjithe jeten. Per me shume lexoni intervisten e plote.
Rikthimi juaj ne skene pas shume viteve mungese, ishte me spektaklin "Kenget e shekullit"?
Une dua qe te jem shume i sinqerte, skena e "Kengeve te shekullit", nuk ishte rikthimi im i pare ne skene, pasi une u riktheva ne skenen shqiptare pas viteve te burgut, ne Festivalin e 36-te te kenges ne Radio Televizion, me kengen "Simfonia e Nenes", ku mora cmimin e dyte, nje kenge qe u vleresua shume dhe qe mua me pelqen shume, sepse une kam pasur nje nene model dhe kur i kendohet nenes, une dridhem i gjithi. Ka tre-kater kenge qe i kushtohen nene ne muziken shqiptare dhe dy nga keto i kendoj une, nje e kendon Anita Take dhe nje tjeter me duket e kendon Bashkim Alibali. Kur kam qene ne Ambasade ne Itali, kam marre vesh se jane 400 kenge qe i kushtohen nenes nga kengetare italiane, megjithese njera prej tyre eshte me e njohura nga te gjitha. Pra ne i jemi borxhlinj nenave tona, sepse nena eshte nje personazh i jashtezakonshem. Aq me teper kur une e kam perjetuar vleren e nenes nga fatkeqesia ime, atehere kur e dashura, kusherinjte, miqte me braktisen, ajo nuk m'u nda kurre. Une kam pasur rast, te bej nje koncert recital neper Shqiperi dhe ne Shkoder me pyeti nje gazetar "Cfare ndryshimi keni ju kengetaret e atij brezi, me kengetaret e brezit te ri?" Une ju pergjigja, pak si me te qeshur, pak si per te vertete: "Ne gjenim si pika referimi personazhe te tilla si nene, e dashura, apo qofte edhe partine, kurse keta jane me konkret, si per shembull, "O mamica na cmend me ato....". Sot shoh se jane me te lehte dhe duke qene se jane edhe ne demokraci e nuk i ndalon kush te shprehen lirshem, nuk thellohen shume ne ato qe bejne. Pas kesaj une nuk u mora shume me muziken, sepse shkova ne Itali dhe ne Rumani ne Ambasade. Sigurisht qe degjoja shume muzike dhe po te me pyesesh per muziken rumune, mund te te flas me kompetence. Sepse ne Rumuni, ne nje vend te Ballkanit, kishte orkester, kompozitore dhe kengetare qe me kane lene pa mend, qe ishin jashtezakonisht nacionalist, nuk pashe nje emision ne Rumani sic kemi ne "X-factor" apo "The voic" qe te kendohej ne anglisht, atje kendohej vetem ne rumanisht. Jo se nuk dinin, sepse neper mbremje te ndryshme kendon shume mire, por ne kompeticione kendonin kenget e tyre. Une nuk e kuptoj dot, pse ne keto dy emisione qe jane shume te bukur dhe e kuptoj se jane formate te huazuara, por pse duhet te kendojne vetem ne anglisht, kur mund te jete fare mire nje kenge e detyruar shqiptare dhe nje kenge ne anglisht. Gjithmone e kam menduar kete fakt, "ok" se po kendojne anglisht, por ku do te shkojne keta kengetare. Neper festivalet tona kendohet shqip, nuk mund te pretendojne se keta do te kendojne si Tom Xhons apo te tjere, emra te njohur. Ti do te kendosh si shqiptar. Ne te vertete muzika shqiptare eshte shume e veshtire, sepse edhe gjuha jone nuk ta mundeson muzikalitetin, sepse eshte e mbeshtetur mbi bashketingellore. Qe te rikthehem ne pyetjen tuaj, kur erdha nga Rumania, sapo kishte nisur edicioni i pare i "Kengeve te Shekullit" dhe me ka thirrur Pandi Laco e Adi Hila, te cilet me bene ftese qe te isha pjesemarres ne kete spektakel te mrekullueshem, po ate vit nuk isha gati, sepse kisha nje problem me kemben. Pas dy vitesh kur me bene ftesen per here te dyte, isha shume me mire dhe e pranova ftesen me shume kenaqesi. Jua di per shume faleminderit sepse me kthyen besimin ne vetvete, besimin ne vlerat e mia. Une kam sfiduar moshen qe kam dhe mbi ato kenge qe u orkestruar per "Kenget e shekullit", jap koncerte neper Shqiperi, prej tre vjetesh, me titullin "Ku me mbete ti rini", qe une sot jam jo vetem i vleresuar moralisht por i mbushur edhe me para, te them te drejten. Me kane shperblyer ne menyre te pa zakonshme kudo ku kam kenduar
Pak me lart thate 'me rikthyen besimin', besim qe e humbet ne festivalin e 11-te? Para nje jave, bere nje interviste tjeter me kengetarin Tonin Tershana, i cili hodhi nje teze te re: "Nuk u denua njeri qe kendoi ne festivalin e 11-te". Cfare mund te na thoni ju, personi i vetem qe u denuat me burg, ne ate festival?
Une mund te them se dhenia e ketij opinioni eshte nje mendimin shume i ceket dhe i ulet. Festivali ishte nje eveniment i jashtezakonshem ne Shqiperi ne vitet 1972, nuk kishte gje tjeter, kishte nje Ansambel te Kenges dhe te Valles, kishte edhe ndeshje te futbollit dhe basketboll. Nuk kishte as lokale, as televizione private dhe ndryshimi me sot eshte shume i madh. Duhet te lexosh, prandaj Sherifi, ka vlera akoma edhe ne kete moshe. I them shpesh here i them djalit tim, do te behesh kengetar ti, po a ke lexuar nje liber te Kadares, nese jo, nuk mund te behesh. A ke pare nje ekspozite pikture? Nese jo nuk mund te behesh. Domethene kengetari duhet te kete nje kulture te pergjithshme, une kam studiuar per histori-gjeografi. Kengetari duhet te dije te degjoje shume muzike dhe te shikoje se cfare ben tjetri, ne menyre qe te beje me te miren per vete. Pra ai kengetar, nuk ka gjykuar drejt, sepse nuk isha une, nuk ishte regjisori i Radio Tiranes, qe te gjykonte mbi kengetaret, gjykonte partia, dhe te mos e kuptosh kete, do te thote se nuk e kuptuar gje fare. Gjykonte Enver Hoxha, gjykonte diktatori. Po te gjykosh ate kohe, ai ishte ne nje periudhe qe po i rreshqiste toka nen kembe. Po prishej me Kinen, ishte prishur me Rusine dhe kishte mbetur vetem ne bllok. Nje liberalizim ne art, ishte nje liberalizim i muzikes dhe i letersise, do te thoshte nje perbuzje shume e madhe per te nga populli. Dhe ata qe e nxiten me shume, qe ai te merrte masa ndaj Festivalit te 11-te, ishin femijet e tij, dhe jo ai vete, sepse ai nuk ishte ne skene. Ma kane thene ne burg, anetare te Byrose Politike qe ishin me mua ne burg. E bija dhe i biri i Enver Hoxhes, i thane qe po behet nje festival super borgjez, me trompa, me veshje ekstravagante, dhe e verteta ishte qe ne po benim muzike moderne, madje edhe vete salla ishte bere shume e bukur. Une kam qene vete ne salle naten e pare si spektator dhe te gjithe spektatoret ishin te veshur shume bukur. Dhe ne salle ishin njerez qe punonin neper dikastere dhe ministrira, sepse ne ate kohe nuk shiteshin bileta si sot, por festivali behej me ftesa dhe vetem te medhenjte e femijet e tyre mund te vinin ta shihnin festivalin. Ishte i vetmi festival deri ne ate kohe qe u shperndane postera neper rruge. Duhet te lexoje dy vepra te Spartak Ngjeles, ai zoteria qe ka folur per festivalin dhe ta kuptoje. Ideja e Enver Hoxhes, per te hequr kete festival ishte qe te bente edhe nje viktime. Ke viktime te bente, beri Francesk Radin, po Frankon nuk mund ta denonte sepse ishte student qe kendoi me kitare nje kenge per Vietnamin dhe e mori dhe e coi ne Puke. Denoi kompozitor te tjere, si per shembull Pjeter Gacin qe kompozoi kengen "Erdh Pranvera". "C'eshte ky, - kishte thene Enveri, - qe s'beson se ka ardhur pranvera, kur ajo ka ardhur qe ne 1945". Nderkohe qe kjo u shpall edhe kenga fituese e atij festivali. Kompozitorin e kesaj kenge Pjeter Gacin, e cuan ne Shkoder. Por Pjeter Gaci e kishte gruan ruse dhe u tremb, e nga frika se do ta arrestonin u be i varur nga pija dhe vdiq me pas. Enver Hoxha e njihte familjen Merdani. Ne vepren e tij "Kur lindi Partia", ai permend familjen Merdani, Rexhep Merdani eshte xhaxhi i babit tim, nje nder familjet me te pasura ne palen myslimane ne Korce. Dhe kur ka pyetur se nga isha une, dhe e konfirmoje qe isha nga Merdanet e Korces dha urdher qe te me denonin. Ato qe jane thene, se ne kemi folur, nuk jane aspak te verteta, sepse une rrija ne punen time dhe vetem kendoja. Te them i lumtur do te genjeja, por isha shume mire, sepse e dija nga rridhja. Shpesh, me thoshte nusja e xhaxhit tim: "mos hajde ne Korce te kendosh, se ketu nuk te kane shume qef", pasi isha nga te paret qe kendoja edhe anglisht. Atehere keto gjera, te gjitha raportoheshin dhe ne ate festival duhej nje viktime, keshtu qe Everi me beri mua viktime. Pse e moren Bujar Kapexhiun, e hoqen si regjisor dhe e futen ne pune fizike te "Josif Pashko", ku beheshin pllakat. Bujarit i ka ardhur emri per t'u arrestuar me dhjetera here, por kishte nje mik te tijin ne Ministrine e Brendshme dhe ai ja hiqte, derisa erdhi demokracia dhe shpetoi Bujari nga burgu. Pra te gjitha keto nuk ishin rastesi. Sherifi i shkreti, kishte nje njolle, cfare njolle te shkrete, une vija nga familjet me te nderuara te Korces, por ishin tregtare dhe duhet t'i denonin.
Nderkohe, vetem ju u denuat me burg?
Burgun e njohu edhe nje personazh tjeter, por jo thjesht per festivalin, regjisori Mihallaq Luarasi. Ai ishte edhe regjisori i Festivalit te 11-te ne fakt, por kishte vene me pare edhe nje drame qe nuk u pelqye nga udheheqja, te Minush Jeros "Njollat e Murrme". Ketu, thote Spartak Ngjela ne librin e tij, filloi edhe kontradikta e Mehmet Shehut me Enver Hoxhen, sepse ai e kishte pare shfaqjen me pare dhe e kishte pelqyer shume. Me pas e kishte ftuar Enver Hoxhen qe te shihte shfaqen nje jave me prapa, por ky i fundit kishte dale nga salla dhe kishte thene "c'eshte kjo njolla te murrme". Dhe nga kjo drame u futen ne burg edhe autori edhe regjisori. Pra nga Festivali i 11, ne te vertete jam futur vetem une. Une kam bere 16 vjet burg, akuza agjitacion dhe propagande ishte maksimumi me dhjete vjet. Doja t'i thosha atij kengetari qe ka bere ate deklarate para nje jave, se tre vite pas denimit me kane thirrur ata ustallaret per te bashkepunuar, ashtu sic ka bashkepunuar ai, dhe me thane qe ne te lirojme para kohe, po te kendosh per Partine. Une nuk pranova se isha nga Merdanet. Me denuar edhe dhjete vjet te tjera e me cuan ne Burrel, me Pjeter Arbnorin me Spartak Ngjelen, me Fatos Lubonjen, Abdulla Sallaku, Daut Gumenin, etj. Tek une jane gershetuar jeta ime dhe arti im, aq sa gruaja dhe djali im merziten ndonjehere kur une ngre zerin ne shtepi. Por i them gruas, mos harro cfare te kam thene kur u njohem bashke: "Mos u martoni me ne, ne jemi te cmendur", - thoshte Pjeter Arbnori. Ne kemi dale te cmendur nga burgu, pastaj u zbutem. U zbutem nga dashuria e nenes, e vellezerve, e miqve. Ne vinim nga ferri dhe burgu i Enverit Hoxhes ka qene nje ferr i vertete. Nje shkrimtare i madh thote: "Qe te kuptosh nje femer duhet te jesh femer", une per paralelizem them, qe te na kuptosh nje ish te burgosurit politik te Enver Hoxhes duhet te kesh qene edhe vete i tille, ndryshe nuk e kupton dot. Kam punuar shtate vjet minator ne miniere dhe me ka shpetuar Zoti, sepse une kam rene nga tete metra lartesi dhe sot jam ende gjalle.
Ju nuk ju shohim shpesh ne skene, pse?
Mund te them se Vace Zela me ka dhene nje keshille shume te mire, kur dilnim neper koncerte me thoshte: "Sherif, qe te ruash figuren tende, mos dil ne cdo skene, sepse ne jemi nje popull i vogel dhe nuk asimilojme shume muzike".
Po sot qe duket se po behen me shume kengetare se asnjehere me pare?
Ky pastaj eshte nje kapitull qe une nuk pushoj dhe jam shume kritik per kete. Ne vertet bejme muzike dhe muzika ka evoluar, por nuk jam dakord fare me faktin qe nje vajze e bukur, duhet te behet patjeter kengetare. Vajzat e bukura, mund te behen fotomodele shume te mira, por jo kengetare sepse kengetare nuk behesh ne studio. Kengetare behesh ne skene kur ke nje orkester me 60 veta pas dhe ti nxjerre zerin. Sepse te behesh kengetar ka tre elemente te rendesishem, zeri, zeri dhe zeri, te jesh kengetar nuk do patjeter paraqitje. Mund te them se kengetaret me te medhenj ne bote jane te shemtuar. Sepse Zoti nuk t'i jep te gjitha, dhe une kam rezervat e mia lidhur me kengetaret e shumte sot. Sot vertete ka shume spektakle, ku mund te shfaqen dhe behet edhe muzike, por shoh se ka shume plagjiatura, ngjashmeri. Qe te jesh origjinal duhet te njohesh folklorin shqiptar. Kam folur edhe me Ministrin e Kultures, sepse mendoj se ka ardhur koha kur ne Akademine e Arteve duhet te hapet nje dege e re ku te mesohet si te behet kritike arti, sot mungon kritika.
Ju thate se prej tre vitesh jepni nje koncert recital neper Shqiperi, kur do ta shohim edhe ne Tirane?
Ashtu sic thate edhe ju, prej tre vitesh kam ideuar nje koncert recital. Skenarin e kam ideuar vete, kendoj dal vivo, por me orkestracione me playback. Kam angazhuar ne keto koncerte Anjeza Shahinin, qe e dua fort dhe nje nga kengetaret me te mira tonat, Vikena Kamenicen. Kam menduar qe te kendoj ne menyre kronologjike kenget e huaja, qe nuk na linin ta kendonim ne ato vite edhe kenget e sotme. Eshte nje spektakel qe te ben te argetohesh me muzike. Aty prezantoj edhe djalin tim qe luan ne piano dhe kendon me disa miq te mi. Se shpejti do te jem ne Gjirokaster dhe ne Tepelene, para Vitit te Ri. Kam qene me kete koncert edhe ne Amerike, sigurisht qe ne mes shqiptareve ne Micigan dhe ne Nju Jork. Ne Tirane, sigurisht qe do me duhet nje angazhim shume i madh sepse do te me duhet te marr nje sponsorizues, pasi te duhet nje salle me e madhe, provinca ka te tjera kerkesa, sepse edhe sallat jane te vogla, ndersa ne pallat te Kongreseve jane 2000 spektator dhe aty duhet vertet nje angazhim i madh. Megjithate kam nje propozim nga Namik Ajazi, bashkeshorti i Ministres Bregu. Te them te drejten, nguroj pak, sepse do nje fare pergatitje, por qe as nuk e diskutoj se do ta bej patjeter edhe ne Tirane dhe kam nder mend qe te ftoj edhe miqte e mi. Te siguroj se ky koncert do te realizohet dhe do te jete finalja ime.
Ky do te jete edhe projekti juaj i radhes?
Kam edhe nje plan tjeter qe nuk e kam thene me pare. I entuziazmuar nga pritja qe na bene me Frederik Ndocin, duke qene se une nene e kam shkodrane, e njoh shume mire kengen shkodrane, por nuk e kam kenduar kurre ne skene. Ma propozoi Frederiku nje bashkepunim te tilla dhe me pelqeu. Kam nje enderr, qe te bej nje recital une dhe Frederiku te Klani. Me kenge te huaja, te muzikes se lehte dhe te konceptuar nga Adi Hila me prezantim te Pandi Lacos, etj. E kam enderr, sepse dua t'i tregoj ketij brezi te ri qe te kendosh ne gjuhe te huaj, eshte e lehte, por te kendosh ne gjuhen shqipe eshte e veshtire.