E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa mes krizës globale dhe rritjes së prodhimit industrial

12-10-2011 / Nga Ilirian Dahri

Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini nuk është dakort dhe polemizon pas takimit mes Francës dhe Gjermanisë, Sarkozi dhe Merkel, për të përcaktuar një plan për krizën greke. “Një situatë globale nuk zgjidhet me akset bilaterale” – është shprehur ministri i Jashtëm italian Fratini. Ndërsa Parisi ka dashur të qetësojë situatën qeveria gjermane ka ritheksuar “përgjegjësinë speciale” që kanë dy vendet e Bashkimit Europian. Por ndërkaq situata ekonomike në Bashkimin europian nisur edhe nga kriza globale nuk është nga më të mirat. Erste Group, banka e parë austriake ka deklaruar se viti 2011 do të mbyllet me një humbje që shkon nga 700 deri në 8000 milionë euro. Një humbje që ka si shkak parësor të saj sidomos vështirësitë që po hasen në Europën lindore dhe sidomos nga kriza e debisë sovrane pa të cilën ndoshta kjo bankë mund ta kishte mbyllur vitin pa asnjë humbje. Gjithsesi problemet më të vështira Erste Group po i has me vendet si Rumania dhe Hungaria ku problemi kryesor është (në Rumani) rritja që nuk po shkon sipas parashikimeve dhe vështirësitë që po has Rumania në tregjet e ndryshme. Nga ana tjetër në Hungari problemet kanë të bëjnë me një ligj të ri për kredinë, ( i cili sapo është aprovuar nga parlamenti hungarez) për t’i ardhur në ndihmë personave që kanë marrë kredi në franga apo në euro. Sepse në fakt me ardhjen e debitit sovran valuta zvicerane është bërë akoma dhe më rëndësishme. Për të ndihmuar këtë pjesë të popullsisë qeveria hungareze ka aprovuar një ligj që lejon të kthehet kredia në fiorina sipas një këmbimi fiks, gjithsesi inferior për 25% me tregun. Por në këtë rast humbasin bankat dhe në këtë situatë bashkë me rritjen e paktë ekonomike ka në të njëjtën kohë një zhvlerësim prej 500 milionësh në llogarinë e Erste Group austriake. Në këtë situatë duket se ndonjë problem mund të ketë edhe banka Unikredit që në vitet e fundit po zgjerohet edhe në këtë pjesë të Europës. Por drejtuesit e kësaj banke kanë nënvizuar se: “Nuk jemi pikërisht ata që duhet të pyesni për Hungarinë, në Hungari ne jemi ende të vegjël”. Sidoqoftë presidenti i Bankës qendrore europiane, Trinshet i shqetësuar për situatën ka vënë në dukje se “duhen marrë vendime efikase” – duke shtuar se – “duhen vendime efikase dhe përgjigje të qarta për rikapitalizimin e bankave dhe për krizën e debisë sovrane”. Ndërsa më tej duke four mbi situatën e bankave presidenti i Bankës qendrore europiane ka shtuar se: “ janë rritur rreziqet e likuiditetit dhe të financimit të bankave dhe fondi i shpëtimit të shteteve mund të jetë i dobishëm për rikapitalizimin e instituteve”. Ndërsa për vendimet e marra nga Franca, Belgjika dhe Luksemburgu për shpëtimin e bankës Dexia presidenti Triket është i mendimit se “ato duhen të aplikohen menjëherë” dhe “ vendimet duhet të jenë të drejta, por është shumë, shumë e rëndësishme që në dy apo tre vendet të aplikohen”. Gjermania e shqetësuar për situatën e krijuar ka bërë të ditur nëpërmjet kancelares Merkel se në Eurozonë gjithsesi ka “një vullnet politik” për të tejkaluar krizën e debisë sovrane. Por nëse nga Angela Merkel vijnë fjalë optimiste për daljen nga kriza, jashtë çdo parashikimi vijnë edhe lajme të mira për dy vende di Italia dhe Franca. Prodhimi industrial për muajin gusht në të dy vendet është rritur jashtë çdo parashikimi. Në fakt ishte parashikuar një rritje prej +0,1% ndërsa ka patur një rritje prej 4,3%. Dhe flitet  (sidomos për Italinë), për një rritje më të madhe të regjistruar që prej vitit 2000 sidomos në fabrikimin e prodhimeve të metaleve dhe sektorin e metalurgjisë. Edhe sindikatat e ndryshme italiane kanë theksuar rritjen e këtij sektori duke shtuar se: “sektori industrial është i rëndësishëm për rinisjen ekonomike të Italisë. Kjo duhet të jetë  në vëmendjen e qeverisë dhe duhet mbështetur nga politikat në brendësi të manovrave që janë duke u ndërmarrë”. E njëjta rritje është shënuar edhe në prodhimin industrial të Francës ku në gusht ka patur një rritje prej 0,5% përkundrejt muajit korrik.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›