E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngë nga albumi Devotion i duetit Beach House

Viktoria Legrand dhe Aleks SkalliBeach House është një kompleks i krijuar nga dy muzikantë të rinj në Baltimorë, të Marilandit, Viktoria Legrand dhe Aleks Skalli që kompozojnë muzikë të lehtë.  Një kritik e ka krahasuar muzikën e tyre me ndijesinë në një kthinë të fshehtë e të qetë.  Ja kënga e tyre "Wedding Bell"nga albumi më i fundit "Devotion".

Kliko: "Wedding Bell”

Tingujt e lehtë dhe të butë të këngës "Wedding Bell" janë një shembull tipik e stilit të kompleksit Beach House. Viktoria Legrand dhe Aleks Skalli u njohën rreth katër vjet më parë në Baltimorë dhe shumë shpejt vedosën të krijonin kompleksin e tyre.

Ata e incizuan albumin e tyre të parë në shtëpinë e Aleksit.  Cilësia e atij incizimi nuk ishte perfekt, por dëgjuesit dhe kritikët i pëlqyen dhe i vlerësuan këngët e albumit.  Për shembull,  faqja e Internetit, Pitchfork, e renditi atë si një nga regjistrimet më të mira të vitit 2006.

beachhouseViktoria shkruan tekstikën e shumicën së këngëve të kompleksit, t Beach House, dhe pastaj sëbashku me Aleksin krijonë muzikën.  Tingujt e saj janë shumë të ndryshëm nga muzika klasike që Viktoria Legrand ka studiuar në shkollë.  Të dëgjojmë "You Came to Me" nga albumi "Devotion."

Kliko: "You Came to Me”

Beach House ka dhënë koncerte kudo në Shtetet e Bashkuara.  Dhe vimë kështu në fund të këtij edicioni të Zërit të Amerikës, të dashur dëgjues, me tingujt e këngës "Heart of Chambers",  tingujt poetikë të së cilës flasin për dashurinë.  Dhe me këtë këngë ju urojmë edhe një fund jave të këndëshme.

Kliko: "Heart of Chambers"

//iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›