5 Maji dhe politika e Tiranes zyrtare
Edhe këtë vit, me rastin e konvencionit të 5 Majit, politika monokolor e të dyja krahëve u soll uniform, sipas traditës enveriste. Është për të ardhur keq që, edhe tani pas 17 vitesh, kur e djathta është në shumicë parlamentare dhe shumë tabu historike janë lëkundur apo thyer, të vazhdosh ta konsiderosh 5 Majin si një ditë historike, që bashkon shqiptarët, është sa paradoksale, aq edhe e padobishme për unitetin kombëtar. Në fakt, çdo gjë duhej të kishte filluar qysh pas viteve ‘90, ndryshe e fare thjesht; me një falje nga të gjithë komunistët, nga pasardhësit e tyre apo pseudopasardhësit dhe pinjollët "offsprings" të të gjithë "fitimtarëve" komunistë, të cilët simbolikisht janë te të ashtuquajturat "Varrezat e Dëshmorëve", që Enver Hoxha i mbolli si kërpudha pas shiut në çdo qytet e fshat.
Ndokush mund të pyesë me habi se si mund të flitet kështu për ata që dhanë jetën në moshë të re për vendin e tyre? Përgjigja është një kundërpyetje: Po ata shqiptarët e tjerë, që u vranë dhe u sakatuan në luftë, dhe pas Luftës së Dytë Botërore, me entuziazmin dhe sfidën e "dëshmorëve" tanë të kuq, bënë "krimin" e madh që si antikomunistë deshën "Shqipërinë etnike" dhe, që nuk u dihen se ku i kanë kockat, a nuk duhen gjetur dhe nderuar njësoj? Se moratorium për Luftën e Dytë nuk mund të ketë, natyrisht.
Është e vërtetë se Shqipëria ndodhet në një tranzicion të dyfishtë: historiko-simbolik dhe atë ekonomiko-institucional. Ne këtu sapo filluam të flasim për të parën. Në Shqipëri ka nevojë të madhe për të punuar, në fakt, në të dyja krahët e pengut të tranzicionit dhe jo të sillemi akoma me logjikën hoxhiste në rrafshin e trajtimit historiko-simbolik. Aq më tepër, paradoksi thellohet kur njerëz me biografi jokomuniste e në poste të larta, si Presidenti dhe Kryetarja e Kuvendit dhe ndjekësit e tyre blu, gjoja të induktuar në veprimet e tyre nga ligji dhe pragmatizmi tipik gëtean (por sipas meje, më tepër të rrëmbyer prej një rutine të dëmshme e të pashpjegueshme nga ato që kultivohen në inkoshiencë nga shtetet totalitare dhe që i shpjegon aq bukur Oruelli), shkojnë e përulen mbi regjisorët e paktë dhe aktorët e shumtë naivë e të pagojë komunistë, që flenë në mënyrë komode gjumin e përjetshëm te "Nëna Shqipëri", apo në "Varrezat e Dëshmorëve" nëpër qytete e fshatra të vendit.
Nuk po flas këtu për arrivistin Edi Rama dhe as për pezhelmistin e vogël e të inatosur, ndoshta me të drejtë, Meta. Përse mendoj kështu me ashpërsi? I nisur vetëm nga dëshira për ta thënë të vërtetën të kulluar dhe absolute, ashtu siç e ndjej jo vetëm unë, por edhe pjesa më e paindroktrinuar e kombit tonë në lidhje me këtë problem të madh, që nuk mund të trajtohet dhe ndikohet nga mendjelehtët, të cilët drejtojnë emisionet radiofonike argëtuese të mëngjesit. Kjo e vërtetë nuk mund të jetë subjektive, qoftë edhe kur e mbrojnë një grup arrivistësh politikë apo edhe një grup naivësh, që e lëshojnë veten pa pikë përgjegjësie qytetare në prehrin e rutinës së kuqe enveriste, duhmës së keqe të frymës të së cilës, themi, me demek prej 17 vjetësh, se jemi duke u larguar si shoqëri.
Si ka qenë e vërteta në fakt me këta "dëshmorë", pjesa më e madhe e të cilëve nuk janë gjë tjetër, veçse viktima naive të një lufte civile 7-vjeçare (1943-1951) prej faktit se ishin pasvanë dhe sfidantë (për ekzistencën fizike e politike jo vetëm ndaj Ballit e Legalitetit dhe antikomunistëve të tjerë, por për ekzistencën e kombit shqiptar) të mynxyrshëm të skemave antishqiptare të një force politiko-ushtarake të quajtur PKSH + UNÇL, udhëhequr me diabolizëm nga Titoja? Kjo luftë civile filloi pas Marrëveshjes së Mukjes në fillim të gushtit 1943. Ndërsa në ditët e zhvillimit të këtij takimi, Balli dhe komunistët vlerësonin me superlativa njëri-tjetrin dhe formalisht po ndërtonin bashkërendimin e rezistencës antinaziste, dy "Jagot" e PKSH-së (Miladini dhe Enveri), që kishin frikë nga hapja e Frontit të Dytë të Anglo-Amerikanëve në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, ngaqë Shqipëria mund të hynte kështu nën ndikimin politiko-ekonomiko-institucional të Perëndimit, ishin në pritje të lajmeve të reja dhe projektonin luftën civile të shqiptarëve.
Si shpjegohet që deri në gusht të vitit ‘43, Balli konsiderohej si një forcë e respektuar e progresiste nga komunistët dhe Fronti? Si u bë Balli për 10 ditë kolaboracionist dhe çfarë kishte ndodhur (Titoja i pati lajmëruar emisarët e vet me V.Tempon se Fronti i Dytë nuk do të hapej në brigjet shqiptare nga aleatët, që kishin pushtuar Jugun e Italisë, por diku gjetkë; Titoja kishte në shtab Randolf Çurçillin, djalin e Kryeministrit të famshëm të Mbretërisë së Bashkuar…)? Përse italianët, pas vitit ‘43, u bashkuan me komunistët dhe jo me Ballin në batalione të tilla si Antonio Gramshi? A nuk tregon ky fakt se italianët i konsideronin nacionalistët e Ballit dhe Legalitetit si armiq të tyre që më 7 prill? Po komunistët shqiptarë dhe ata evropianolindorë, a patën hedhur ndonjë pushkë kundër pushtuesve fashistë deri në qershor ‘41, kur u godit ish-Bashkimi Sovjetik dhe ata do të mobilizoheshin vetëm për shkaqe ideologjike prej Kominternit? Këto janë një sërë pyetjesh retorike, që tashmë vetëm naivët nuk duan t‘u përgjigjen as në një monolog me vetveten. Po të shikohet me kujdes, PKSH-ja, përveç Miladinit dhe Dushanit, që drejtonin përkatësisht strukturat politike dhe ushtarake të Frontit, kishte jo rastësisht shumë shqipfolës me origjinë nga pakicat kombëtare që e rrethonin Enverin (ai duhej simbolikisht si mysliman pragmatist elastik, i pashëm dhe demagog, me një mbiemër domethënës në Shqipërinë me shumicë myslimane) dhe e mbanin nën trysni atë.
Mjafton të shikosh emra të tillë, si Branko Kadija, Vojo Kushi (ish-aviator jugosllav deri më 1940), Jordan Misja, Koçi Xoxe, Kristo Themelko, Pilo Peristeri e shumë emra të tjerë, që nuk i lidhte gjë tjetër me luftën, përveçse interesat e pansllavizmit dhe panortodoksizmit. Madje edhe sot, trashëguesja e testamentit politik të PPSH-së, PS-ja, i manifeston këto tipare themelore orientaliste edhe kur ajo aktron si perëndimoriste. Sepse marksizmi u shfrytëzua atëbotë nga stalinistët në kushtet e Luftës së Dytë Botërore nëpërmjet mekanizmave si Kominterni, për qëllimet pansllaviste të carëve rusë dhe për realizimin e testamentit të Pjetrit të Madh.
Tashmë të gjithë e dimë se në teatrin e veprimeve luftarake, ashtu si në ndonjë tragjedi me ambient baritor skocez të Shekspirit, vepronin dy forca: Komunistët dhe Balli tragjik; në fakt tragjizmi i Ballit Kombëtar nuk ishte veçse tragjizmi kombëtar i të gjitha trojeve shqiptare. Madje ai ishte edhe tragjizmi i shumicës "fitimtare" të komunistëve, shumë syresh prej të cilëve nuk mund të thuhet se s‘ishin patriotë. Në kushtet kur përfaqësuesi më i lartë anglo-amerikan i Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri (Gjeneral-Brigade Dejvis), në shkëmbim të mbështetjes politike dhe me mjete ushtarake e logjistike, i pati kërkuar Mit‘hat Frashërit, këtij strategu të pakrahasueshëm të shqiptarëve që të harronte zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe në përgjithësi "çështjes shqiptare" të pazgjidhur ende në Ballkan, Balli që kishte pas shpine arradhat komuniste nuk kishte se ç‘të bënte tjetër, veçse të ngrinte sytë nga qielli i futur në një qerthull dhe t‘i kërkonte ndihmë vetëm Zotit dhe fatit për Shqipërinë e pasluftës. Ndoshta plaku i fundit i frashërllinjve të mëdhenj, djali fizik i Avdylit dhe djali në shpirt i Naimit, Mit‘hati, pati pëshpëritur për komunistët shqiptarë vazhdimisht, derisa ndërroi jetë më 1949, frazat parabolike të Jezusit kur pështyhej dhe gozhdohej, "…fali o Zot se s‘dinë se ç‘bëjnë!".
Duke iu kthyer edhe njëherë veprimit simbolik të kujtimit të dëshmorëve të Atdheut, natyrshëm sipas logjikës së mësipërme na lindin disa pyetje: përse duhen nderuar komunistët e rënë të "Nënës Shqipëri"? Nga që bënë luftën civile dhe vranë apo edhe u vranë edhe vetë në një numër të përgjithshëm prej 12-13 mijë shpirtrash në plojën 7-vjeçare? Apo se e futën Shqipërinë nën rrezen asimiluese e antishqiptare të sllavizmit dhe Lindjes për 50 vjet? Apo për sistemin e bjerrur të vlerave totalitare monokolor që na krijuan me sistemin enverist të pogromeve të shtetit me të ashtuquajturën "luftë të klasave" në kohë paqeje? Na thoni një të mirë që na sollën këta "dëshmorë", shumica e të cilëve ishin veçse viktima që ranë në një gropë që e hapën vetë për patriotët antikomunistë (përjashtoj deri diku ata që u vranë nga nazifashistët).
Nuk po thellohem te simboli i Ditës së Dëshmorëve që është dita e vrasjes së Qemal Stafës, me gjasa e ndodhur prej intrigave dhe luftës për pushtet brenda PKSH-së, po të bazohemi te thëniet e dëshmitarëve si D.Kosturi etj. Shprehja plot krenari e këtij djaloshi për përkatësinë komuniste (që meritën më të madhe e kishte se babai i tij ishte mik i Ataturkut ngaqë kishin qenë shokë klase në Selanik), si edhe historia e tij tragjikomike, nuk mund të frymëzojnë gjysmën e kombit si datë përfaqësuese për të kujtuar dëshmorët. Në se duhet një ditë simbol nga Lufta e Dytë Botërore, kini si ditë simbolike përkujtimi vrasjen në luftë me fashistët italianë në shtator të ‘43-shit të 35 shpirtrave të Ballit me në krye patriotin antikomunist dhe intelektualin, Hysni Lepenica në Grehot të Gjirokastrës, apo vrasjen nën torturat gjermane të avokatit socialdemokrat të Ballit, Skënder Muço (se Ball, ashtu siç e shpjegon edhe emri, është përkthimi në shqip i fjalës "Front" të partnerëve komunistë; për të hyrë në këtë "front" të Ballit mjaftonte të ishe republikan, të ishe për sistemin pluralist të tregut politiko-ekonomik dhe i zjarritur për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare; këto nuk i dinë edhe shumë miq të mi jokomunistë të niveleve të larta në politikë dhe paksa të indoktrinuar e nën efektin oruelljan të historisë së diktaturës). Autori i këtij komenti ka kërkuar në Legjislaturën e kaluar si anëtar i Kuvendit që data simbolike patriotike e dëshmorëve të vendosej një datë tjetër te "Statusi i Dëshmorit të Atdheut". Data të tilla që i bashkojnë shqiptarët ka me dhjetëra. Mjafton të kujtojmë vrasjet e patriotëve shqiptarë nga plumbat apo helmi i armiqve të tyre antishqiptarëve, të tillë si Ç. Topulli e M.Qulli, G.Butka, P.K.Negovani e deri te M.Ulqinaku.
Ndërsa tranzicioni në pikëpamjen ekonomike do të bjerrë kur shteti ligjor do të arrijë ta ulë informalitetin e zi dhe gri nën kuotat dyshifrore, si dhe kur të arrijë të arkëtojë rreth 40% të GDP-së, në pikëpamjen historiko-simbolike do të fillojë të bjerrë kur të vijë dita që të ndërrohet 5 Maji me ligj si simboli i kuq komunist dhe kur një President për herë të parë t‘i konsiderojë "dëshmorët" si "pushtues" që nga një totalitarizëm nazifashist pagan të shteteve jo antishqiptare të Boshtit - në kuptim të asimilimit dhe zhdukjes së racës dhe shtetit tonë, - na sollën një pushtues totalitarist sllav, ateist e antishqiptar nën modelin qesharak që në Kosovë quhej modeli i Boros dhe Ramizit. Këta dy të fundit ishin dy komunistë kosovarë: I pari me kombësi serbe dhe tjetri shqiptar. Kur i kapën gjermanët, Ramizin shqiptar, kundër dëshirës së tyre e vranë më me kënaqësi, pasi çuditeshin se si ky viktimë ndihmonte xhelatin e tij që ai ta vriste atë më pas kur t‘i kishte duart e lira. Në këtë kuptim, edhe ata komunistë që janë vrarë nga nazifashistët, që janë një numër shumë i vogël në krahasim me shumicën e "dëshmorëve" që janë vrarë në luftë civile me antikomunistët e Ballit dhe Legalitetit, nuk janë gjë tjetër veçse "ramizistë" e shokë të Boros-Miladin. Një miku im historian më përsëriste fjalët e një shifranteje shqiptare të Miladinit, bashkëshorte e mëvonshme e një politikani komunist të linçuar më pas nga Enveri, se "nëse kishte një antishqiptar më të madh edhe nga S.Dushani që kishte kaluar ndonjëherë në Shqipëri, ky ishte i buti Miladin", i cili vrau mbrapa shpine edhe ata pak patriotë që kishte Fronti. Në fakt, Dushani i egër ishte më pak i rrezikshëm se gjarpri Miladin.
Për ta mbyllur këtë çështje që hapet sa herë që autoritetet e larta të shtetit shkojnë dhe nderojnë gjakësorët, deri në atë kohë kur titullarët e shtetit do të shkojnë te varrezat e pseudodëshmorëve, në fakt atyre u duhet drejtuar shprehja që iu drejtua vulgut prej Jezusit: "…fali o Zot se s‘dinë se ç‘bëjnë!". Fatkeqësisht, titullarët e shtetit dhe disa këshilltarë të tyre që bien erë qofte dhe mejhanesh veprojnë si Nojbaheri, përfaqësuesi i lartë gjerman, i cili ashtu si jugosllavët dhe rusët e nxiste luftën civile midis shqiptarëve. Edhe këta, me këto veprime i hedhin benzinë zjarrit të përçarjes klasore enveriste të 5 Majit. Paradoksi më i madh që mund të përfytyrohej më ‘90-n ishte fakti i kapardisjes përsëri të atyre që luftuan dhe i dhanë munxët Perëndimit për 50 vjet dhe tash i përkujtojnë paradoksalisht datat simbol të tyre që na ndanë si komb dhe na rreshtuan kundër perëndimit euroatlantik. Le ta mbajnë të majtët këtë datë si një simbol antiperëndimor po deshën, por përfaqësuesit e shtetit nuk kanë pse e respektojnë këtë datë. Natyrisht këtu detyrën e parë e ka Parlamenti, i cili duhet t‘i konsakrojë këto veprime me ligje.
Ndoshta shenja se e ka kuptuar një fakt të tillë për t‘iu larguar tranzicionit historiko-simbolist po i manifeston në një farë mënyre kryetari i PD-së, z. Berisha, i cili këtë ditë simbolike jobashkuese për shqiptarët e ka zgjedhur ndoshta jo rastësisht si ditë të zënë me tjetër agjendë. Po kështu, shprehja e tij e paradokohshme te Muzeu Kombëtar për M.Frashërin, se nuk mund ta krahasonte atë me "kaçakët e malit" (nënkupto partizanët) dhe anulimi i vizitave të tij të kortezisë te familjet me prejardhje komuniste të luftës, duket se janë shenjat e para pozitive të katarsisit zyrtar në këtë drejtim.