E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia-tregtarëve: Lironi hapësirat publike deri më 1 tetor

Bashkia e Tiranës i ka bërë thirrje tregtarëve dhe shitësve ambulantë të lirojnë hapësirat publike deri më datën 1 tetor.
“Bashkia e Tiranës u kërkon tregtarëve, ambulantëve, të licencuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e hapësirave publike që ata kanë zënë, deri më datë 1 tetor të këtij viti”, theksoi zëdhënësja e bashkisë Anila Basha.
Ajo u bëri thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datë 1 tetor të këtij viti.
“Bashkia është e vendosur që të zbatoj ligj dhe bën thirrje për mirëkuptim” ka theksuar Bisha.
“Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e këtyre subjekteve, pasi kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që u takojnë qytetarëve”, tha Bisha. Sipas saj, Bashkia e Tiranës është e vendosur për të zbatuar lifjin edhe nëse nuk do të respektohen këto afate nga tregëtarët.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës i ka dhënë fat tregtarëve, shitësve ambulantë, pronarëve të bareve dhe restoranteve, të cilët në mënyrë abuzive kanë zënë vend-parkimet, apo trotuaret me tavolina t`i lirojnë ato deri më datën 1 tetor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›