E Diel, 1 Nëntor 2026

Këngët raciste, Maqedonia reagon ndaj skandalit në Athinë

Maqedoni ka reaguar sot ndaj parakalimit të ushtarëve grekë në Ditën e Pavarësisë të cilët bën thirrje antishqiptare dhe antimaqedonase.
"Dënojmë çfarëdo fjalimi të manifestuar me urrejtje. Kjo nuk kontribuon drejt ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore", ka komentuar Martin Martinovksi, zëdhënës qeveritar në Shkup.
Ministria e punëve të Jashtme të Maqedonisë ka ftuar për nesër në bisedime rreth kësaj çështje ambasadoren greke Aleksandra Papadopullo. Mësohet se pala maqedonase do të dorëzoj protestë dhe do të kërkohet falje formale.
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Mihalis Hrisohoidis, ka urdhëruar hetim dhe ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë të përhap urrejtje dhe ksenofobi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›