Aksi Kukës-Krumë i pasfaltuar, vështirësi në qarkullim
KUKëS- Rikonstruksioni i rrugës nacionale Kukës-Krumë, e konkretisht pjesa që nis nga qyteti i Kukësit e deri në fshatin Hyqas, vijon të shfaqë vështirësi serioze për udhëtarët, që iu duhet të përshkojnë cdo ditë këtë segment. Prej muajsh banorët e Hasit dhe jo vetëm, janë të detyruar të vijojnë udhëtimin në vështirësi të mëdha.
Sipas banorëve, nisja e punimeve për rikonstruksionin e këtij segmenti ka sjellë vështirësi në qarkullim prej disa javësh, duke shfaqur shqetësim tek udhëtarët e shoferët, të cilët përshkojnë cdo ditë segmentin.
Nga ana tjetër dhe drejtoria e rrugëve të Kukësit i ka krijuar firmës zbatuese të projektit që të rinisë dhe të përshpejtojë punimet. Segmenti më problematik i këtij lobi ka një gjatësi prej 1 km dhe sipas specialistëve kërkon një përgjegjësi të madhe nga ana e firmës ndërtuese, me qëllim shmangien e aksidenteve.
(m.a/News24/BalkanWeb)