Presidenti Obama, vizitë të papritur në Afganistan
Presidenti amerikan Barack Obama ka mbërritur në Afganistan në një vizitë të papritur. Kjo është vizita e tij e parë në këtë vend që pas marrjes së detyrës. Gjatë kësaj vizite, pritet që ai të takohet më presidentin afgan Hamid Karzai, me zyrtarë të lartë të kabinetit afgan, si edhe me zyrtarë e ushtarakë të lartë amerikanë që janë dislokuar në Afganistan. Gjithashtu pritet që shefi i Shtëpisë së Bardhë t'u drejtohet forcave amerikane të stacionuara në Afganistan. Obama ka urdhëruar në dhjetor, shtimin e 30 000 trupave amerikane në Afganistan.