Allavi fillon negociatat për koalicion
Pasi publikimit të rezultateve të zgjedhjeve kombëtare në Irak, kanë filluar negociatat për krijimin e koalicionit qeveritar. Të mundshme janë disa aleanca. Vëzhguesit parashikojnë negociata të zgjatura dhe të mundimshme.
Janë dy njerëz me pushtet dhe tipa të fuqishëm, secili më me forcë vullneti se tjetri: Ayad Allawi, shef i listës zgjedhore Al-Irakija, e cila ka fituar shumicën e mandateve, saktë 91 dhe Nuri al-Maliki, kryeministër i deritanishëm dhe bos i të ashtuquajturës Aleanca për Shtet Ligjor, e cila ka fituar dy ulëse më pak në parlamentin e vendit - 89.
Të dy kandidatët gjatë fushatës elektorale dhanë mesazhe të fuqishme laike dhe vendosën theksin tek shteti kombëtar. Sipas pikëpamjes së Ghassan Al-Attyah nga Fondacioni për Demokraci dhe Zhvillim në Irak zgjidhja më e mirë do të ishte koalicioni mes Allawit dhe Malikit.
"Ata janë fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve. Maliki përfaqëson zgjedhësit shiitë, ndërsa Allawi mbështetet kryesisht prej arabëve sunitë. Një koalicion mes tyre do të ishte logjik dhe ideal. Mirëpo të gjithë ne e dimë se urrejtja dhe armiqësia mes tyre e pengon një projekt të tillë. Një koalicion pa Allawin nuk do të ishte i mirë për të ardhmen e Irakut", tha Attyah.