E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel nesër për vizitë në Turqi

Dallimet për Iranin dhe ambiciet e Turqisë për anëtarësim në BE do të dominojnë bisedat, gjatë vizitës së nesërme në Turqi të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

Gjatë vizitës së saj dyditore në Turqi, Merkel do të përqendrohet në Iranin, procesin paqësor në Lindjen e Mesme, ambiciet e Turqisë për anëtarësim në BE, si dhe në lidhjet kulturore dhe tregtare mes dy vendeve.

“Nëse Irani në fund nuk tregon transparencë në lidhje me çështjen e energjisë bërthamore, atëherë ne duhet të shqyrtojmë mundësinë e sanksione. Kjo do të jetë një çështje e diskutimit gjatë vizitës time në Ankara”, tha Merkel.

Turqia ka injoruar kërkesën e SHBA-së për të mbështetur sanksionet e reja kundër Iranit, për të cilin vend Perëndimi po dyshon se është duke synuar prodhimin e armëve bërthamore, akuza këto të cilat mohohen nga Teherani.

Në intervistën dhënë revistës gjermane, Der Spiegel, kryeministri i Turqisë, Reccep Tayyib Erdogan, theksoi se nevojiten negociata shtesë dhe se ka ndjenjën se sanksionet e reja kundër Iranit nuk do të kenë efekt.

“Tashmë Iranit i janë imponuar disa sanksione, por cili është rezultati? Na nevojitet diplomacia. Çdo gjë tjetër kërcënon sigurinë globale dhe nuk prodhon asgjë”, tha Erdogan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›