E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Asnje mundesi per rifillim te bisedimeve per statusin

BEOGRAD- E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Beograd, Jennifer Brash bën apel për gjetjen e mënyrës së bashkëpunimit mes Serbisë dhe Kosovës. Në një intervistë për gazetën serbe, Politika, zonja Brash ka thënë se Serbia ka vend në BE dhe NATO, por nevojitet angazhim shumë më i madh dhe sjellje e disa vendimeve të domosdoshme për të arritur këtë qëllim.“Ne nuk presim që Serbia ta njohë Kosovën. Mirëpo, gjithsesi presim që Serbia të gjejë një mënyrë për të bashkëpunuar me autoritet në Prishtinë, ashtu që të gjendet një zgjidhje praktike e problemeve të cilat godasin edhe njërën edhe palën tjetër”, ka thënë Brash, duke iu përgjigjur pyetjes nëse SHBA-të do të kërkojnë nga Serbia që të njohë pavarësinë e Kosovës.E pyetur nëse ekziston mundësia për të rifilluar bisedimet rreth statusit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Brash është përgjigjur shkurt: “JO”.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›