E Diel, 1 Nëntor 2026

Shota Baraliu zhvishet në dimër, në një klip anti meshkujve

 Aktorja kosovare Shota Baraliu, e cila kohët e fundit po bën karrierë edhe si këngëtare po  realizon klipin e rradhës. Kënga është e punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiçi ndërsa titullohet “Bebe me rrebe”. Në përmbajte është një tekst provokativ, anti meshkujve. Fabula është insipuruar nga  bota e meshkujve,  se si disa meshkuj nuk dinë të çmojnë një femër dhe nuk dinë të bëjnë jetën si duhet. Kësaj kënge Shota ka vendosur t’i realizojë edhe një klip, për të cilin përgaditjet  sapo kanë filluar dhe tashmë  ajo ka realizuar disa foto shumë provokuese.   Ndërkohë ajo ka  bërë disa plane të tjera  përsa i përket karrierës muzikore.  Shumë shpejt ajo do të publikojë  një këngë të re, me të cilën do të  konkurrojë  në “Top Fest”.  Gjithashtu mendon në realizimin e duetit me një këngetare nga Shqipëria dhe një këngëtar nga Kosova, por për momentin  nuk do të zbulojë asgjë pasi dëshiron  që e gjitha të jetë një suprizë për publikun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›