SHBA mbështet projektet e Tiranës
06/02/2012 Basha mbyll vizitën në Uashington, sigurohet edhe mbështetja e komunitetit shqiptar
Komuniteti shqiptar i Nju-Jorkut ka qenë ndalesa e fundit e kryebashkiakut Lulzim Basha, ku ka detajuar projektet madhore për zhvillimin e Tiranës. Krahas ndihmës së premtuar nga drejtues dhe zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, Basha ka siguruar edhe mbështetjen e komunitetit shqiptar për vënien në jetë të projekteve që synojnë transformimin e Tiranës në një kryeqytet modern. Basha ka shprehur mirënjohjen për kontributin që diaspora shqiptare dhe miqtë e Shqipërisë në SHBA kanë dhënë për çështjen kombëtare. Një kontribut të rëndësishëm, sipas zotit Basha, po japin dhe sot për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Kosovës e të gjitha trojeve ku jetojnë shqiptarët. Gjatë këtij takimi kryebashkiaku ka specifikuar projektet më të rëndësishme që do ta shndërrojnë kryeqytetin shqiptar ndër më atraktivët për investitorët e huaj, duke nisur nga plani i ri urbanistik, tramvaji, zhvillimet në infrastrukturë e zhvillime të tjera, që sipas tij janë projektet e Tiranës moderne të shekullit të 21-të, që priten të vihen në jetë gjatë këtij mandati. Kryebashkiaku bëri të ditur se Tirana do të jetë qyteti më miqësor për investitorët amerikanë, për institucionet financiare amerikane dhe shqiptaro-amerikanët, sikundër mirëpret kontributin e diasporës shqiptare për ta bërë kryeqendrën e shqiptarëve një qytet të zhvilluar. “Shumë prej sfidave që e presin Tiranën, shumë prej përpjekjeve që duhet të bëjmë, kanë gjetur mirëkuptim dhe mbështetje e çka është më e rëndësishmja disa prej tyre, që kanë nevojë për më shumë se mirëkuptim dhe mbështetje, pra që kanë nevojë për fonde, e kanë rrugën të hapur, që nëpërmjet institucioneve financiare amerikane, nëpërmjet korporatave amerikane, nëpërmjet biznesit amerikan, nëpërmjet biznesit shqiptaro-amerikan ne të fillojmë të vëmë në jetë axhendën tonë për një Tiranë moderne evropiane”, - ka deklaruar Basha. Më tej ka theksuar se në të gjitha takimet që ka zhvilluar, që nga Departamenti i Shtetit, ai i Tregtisë, Kongresi Amerikan, institucione financiare, si OPIC (Korporata e Investimeve Private Amerikane) dhe “Exim Bank’, Instituti Kombëtar Demokratik, Instituti Ndërkombëtar Republikan, Qendra për Studime të Avancuara të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “John Hopkins”, fondacioni “Heritage”, me biznesmenë të njohur amerikanë dhe shqiptaro-amerikanë, me Bashkinë e Uashingtonit etj., ka gjetur një mbështetje të projekteve të Bashkisë së Tiranës, të cilat kanë si synim zhvillimin ekonomik, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe punësimin. Ndër projektet më të rëndësishme, për të cilat edhe pala amerikane ka treguar interes, janë zgjerimi i bulevardit nga Universiteti deri te stacioni i trenit do të zgjerohet dyfish në drejtim të Veriut dhe më 9 mars të këtij viti 7 nga 20 arkitektët më të mirë në botë do të vijnë në Tiranë të prezantojnë modelet e tyre. Fituesi do të paraqesë me hollësi skicën, e cila do të bëhet jo më vonë se muaji tetor. Po kështu edhe për lumin Lana. Po ashtu do të jetë edhe terminali i ri për autobusët, tramin, trenin do të ndërtohen në periferitë e qytetit. Do të ketë një koncesion tërësisht privat për 80 mijë metra katrorë, me mundësi për të ndërtuar tregje, hapësira publike dhe të gjelbra, 2 linja trami, 9 km secila, lindje-perëndim dhe veri-jug, për të cilat është duke u diskutuar mundësia e dhënies me koncesion me OPIC-un, bankat amerikane dhe banka të tjera evropiane.
Projektet që kanë siguruar mbështetjen e palës amerikane
Plani i ri urbanistik parashikon:
- Zgjerimin e bulevardit kryeqytetas deri te stacioni i trenit dhe përgjatë lumit të Tiranës.
- Rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”, krijimin e parkimeve dhe akseve të nëndheshme të qarkullimit.
- Realizimin afatgjatë të projekteve për trafikun, siç është ndërtimi i unazës së madhe.
- Krijimin e hapësirave të gjelbra dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.
- Sistemimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së brendshme të lagjeve të kryeqytet.
- Sistemimin e linjave urbane dhe interurbane së bashku me ndërtimin e tramvajit për transportin publik.
- Tramvaji do të realizohet në dy drejtimet kryesore: Kinostudio–Kombinat dhe drejtimin veri-jug, ku do të përfshihet edhe arteria që tashmë do të projektohet nga hekurudhë në rrugë, për tramin nga stacionin aktual i trenit, te stacioni i ri në dalje të Tiranës në zonën e Laprakës.