Këngëtarja Mollie King, e dashura e re e Princit Harry
LONDER - Pas martesës përrallore të princit William dhe Kate Middleton, edhe princi Harry duket se do të ndjekë gjurmët e të vëllait. Sipas gazetave britanike, në jetën e princit ka hyrë seriozisht një tjetër bionde, shumë e ngjashme me ish-të dashurën e tij Chelsy Davy.
Bëhet fjalë për këngëtaren britanike, Mollie King, e cila është një ndër pjesëtaret e grupit 'The Saturdays'. Sipas “Daily Mail”, Harry dhe King janë njohur në vitin 2010 në turneun e polos “Asprey World Class Cup” dhe që prej asaj kohe janë frekuentuar vazhdimisht si shokë.
Por ditët e fundit ata janë parë shpesh herë bashkë, duke ngjallur dyshime të forta për një lidhje të ngushtë mes tyre, që sigurisht nuk mund të jetë më miqësi.
Ndërkohë zëdhënësi i princit nuk ka dashur të komentojë thashethemet e fundit që janë përhapur në media, duke thënë se ka asgjë të re në jetën private të Harry-t.
Këngëtarja Mollie King, ka mbyllur prej pak muajsh një histori të rëndësishme dashurie me David Gandy, modelin e njohur të Dolce & Gabbana.
(er.nu/BalkanWeb)