E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, hyn sot në fuqi armëpushimi

DAMASK - Armëpushimi i propozuar nga i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë ka hyrë sot në fuqi, ndonëse perëndimi ka shprehur publikisht dyshimet për gatishmërinë e Damaskut për ta zbatuar atë në mënyrë të vazhdueshme.

Siria bëri të ditur se do t’i bindej planit të Kofi Anan, por gjithashtu theksoi se do të reagonte ndaj çdo sulmi të kryengritësve.

Sipas korrespondentëve të huaj, deri tani armëpushimi po zbatohet. Anan mori garanci me shkrim nga Ministria e Jashtme Siriane se trupat qeveritare do të ndalonin të gjitha operacionet ushtarake në të gjithë territorin, duke nisur nga ora gjashtë e mëngjesit.

Damasku duhet të tërhiqte trupat të martën si pjesë e planit të paqes të të dërguarit ndërkombëtar Kofi Anan, por luftimet vazhduan edhe pas kësaj dite.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›