E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Këngëtarja Tullace", në skenën e Teatrit Kombëtar

Shfaqja "Këngëtarja tullace" do të vihet në skenë në Teatrin Kombëtar. Komedia rivjen për shikuesit nga regjizori Spiro Duni dhe me interpretimin e aktorëve të mirënjohur Roland Trebickës ,Bujar Asqeriut, Marjana Kondi ,Flaura Kureta dhe Miri Sina. Në këtë vepër nuk ka kalim nga dramatikja në tragjike, por kalimi dinamik nga pakuptimësia e pjesshme në pakuptimësi të plotë.
"Këngëtarja Tullace" është vepër e dramaturgut franko-rumun Eugen Jonesko që vihet në skenë falë një projekti nga studio e teatrit në bashkëpunim me teatrin kombëtar.Komedia bën pjesë në rrymën e teatrit absurd dhe është një nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›