Shkupi e Prishtina merren vesh për kufirin
Maqedonia dhe Kosova kanë përfunduar me sukses bisedimet lidhur me arritjen e marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare. Nënshkrimi i saj pritet të bëhet këto ditë nga kryeministrat e të dy vendeve, Nikolla Gruevski e Hashim Thaçi.
Këtë e ka konfirmuar për BBC-në zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdulaqim Ademi:
"Ditët e fundit takimet kanë qenë më intensive dhe është arritur marrëveshja e cila do t'i definojë çështjet juridike dhe teknike për përcaktimin e vijës kufitare. Me këtë do të përmbyllet edhe konstesti i fundit, nëse mund të quhet, mes dy vendeve,"- tha zyrtari i lartë qeverinë në Shkup.
Zoti Ademi shprehu shpresën se pas kësaj Maqedonia e Kosova do të vendosin marrëdhëniet e shumëpritura diplomatike, ndërkohë që me këtë pritet të thellohet bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme.