Kengetarja nga Kosova perfaqeson Shqiperine
Kengetarja Zanfina Ismaili, e perzgjedhura per perfaqesimin e Shqiperise ne "Festivalin Nderkombetar te Ohrit", ka permbyllur me sukses pjesemarrjen e saj ne kete ngjarje te rendesishme muzikore. Ne konkurrence prej 22 kengetareve nga Ballkani dhe me gjere, Zanfina u vleresua me cmimin e trete te jurise profesionale, duke shtuar edhe nje shperblim ne sirtarin e saj. Ismaili u prezantua me kengen e saj te re, "Dy minuta", dhe pervec te pranishmeve ne mjediset e Sarajit te poshtem ne Oher, ajo beri per vete edhe teleshikuesit nga mbare Ballkani, permes ekraneve prestigjioze qe e dhane "live" kete event muzikor, te njohur dhe ne te cilin nder vite kane marre pjese mjaft kengetare te njohur shqiptare.