E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: Kreu i PS, politike mediokre me imunitetin

Ish-deputeti i Partise Socialiste Kastriot Islami e cileson qendrimin e kryesocialistit Edi Rama per ceshtjen e imunitetin si nje politike mediokre. Ne nje interviste dhene dje per gazetaren Sonila Meco ne televizionin "ABC News", Islami ka theksuar se PS-ja nuk ka pasur qendrim koherent per kete ceshtje dhe kjo ka ardhur si pasoje e paqartesive te lidershipit te saj. "Me pare kam thene se Rama ka qene naiv ne lidhje me ceshtjen e imunitetit, per shkak te reagimit qe beri ndaj propozimit te PD-se, ndersa tani them qe eshte politike mediokre", - u shpreh dje deputetit Islami. Sipas tij, gjate diskutimeve qe ka pasur me deputetet e PS-se, ka arritur ne perfundimin se opozita nuk priste qe Partia Demokratike dhe Kryeministri Sali Berisha te leshonte ne lidhje me mendimin e Kushtetutes per imunitetin. Ne lidhje me imunitetin, Islami thote se PS-ja nuk ka arsye te shqetesohet, duke qene se eshte drejtesia ajo qe vendos ne lidhje me abuzimet dhe jo qellimet politike. "Partia Socialiste nuk ka arsye te shqetesohet, madje eshte ne interesin e saj qe perderisa PD-ja, mazhoranaca ne kete rast, eshte dakord qe te mos kete zyrtare me imunitet dhe te hetohen", - u shpreh dje Islami. Ai ka theksuar se ne rast se kjo do te ishte vetem per qellime politike, "mazhoranca e ka shumicen ne Kuvend qe kedo deputet ta conte para drejtesise, nese kjo e fundit do ta kerkonte". Duke folur per imunitetit, Islami shton se PS-ja nuk e shfrytezoi sic duhej kete debat, as per te rregulluar gabimet e meparshme. "PS kish mundesi qe kete teze ta elaboronte vete, duke ia hequr mundesine PD-se. Por, nga ata tjeter, kishte mundesine qe me ane te saj te rregullonte dhe gabimet qe Rama ka pranuar vete ne lidhje me ndryshimet ne Kushtetute", - u shpreh dje Islami.

Islami ka folur dhe per zhvillimet politike duke theksuar se ne zgjedhjet e ardhshme pritet te behen koalicione te reja. Lidhur me krijimin e partive te reja politike dhe levizjet e ish-presidentit Topi, Islami ka theksuar se nuk ka asnje paralelizem ne kete rast me Levizjen Socialiste per Integrim. "Nuk behet fjale per nje skizem tek e djathta. E kam degjuar qe merresh shpesh si shembull LSI-ja. Por te mos harrojme se kur Meta u largua nga PS-ja kishte nje numer te konsiderueshem mbeshtetesish. Ai kishte qene kryetar i FRESSH dhe gezonte mbeshtetje te rinia. Nderkohe qe kishte dhe nje numer te konsiderueshem mbeshtetesish te strukturat drejtuese te PS. Nuk iku i vetem", - tha Islami. Ndersa ne lidhje me ish-presidentin, Islami shprehet se ai eshte praktikisht i shkeputur nga PD-ja qe ne momentin qe u zgjodh ne krye te shtetit dhe se nuk ka asnje numer te konsiderueshem mbeshtetesish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›