E Diel, 1 Nëntor 2026

Keni probleme me nderhyrjet e politikes dhe korrupsionin

TIRAN- Shqiperia ka ende probleme me te drejtat e njeriut sidomos ne gjykate dhe polici. I gjithe sistemi gjyqesor eshte i rrezikuar per shkak te emerimeve politike ne dy gjykatat kryesore Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese. Kjo eshte esenca e raportit e Departamentit Amerikan te Shtetit per te drejtat e njeriut ne Shqiperi. Kushtetuta siguron nje sistem gjyqesor te pavarur por presioni politik frikesimi korrupsioni tejet i perhapur po pengojne sistemin gjyqesor te funksionoje ne menyre te pavarur dhe eficente. Politizimi i emerimeve ne Gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese rrezikon te demtoje pavaresine dhe integritetin e ketyre gjykatave- thuhet mes te tjerash ne raportin e DASH per Shqiperine. Sipas tij vendi yne ka mjaft probleme shqetesuese qe kerkojne nje nderhyrje imediate nga instancat perkatese per sa i takon presionit te politikes mbi gjyqesorin.


Ne lidhje me korrupsionin raporti i DASH pohon se vazhdon te mbetet nje problem mjaft serioz. Sipas tij pervec disa arrestimeve te nivelit te larte korrupsioni qeveritar po pengon reformat. Nje sondazh i kryer ne Shqiperi tregoi se 91.8 e njerezve mendojne se korrupsioni eshte shume i perhapur ose i perhapur. Ne listen e institucioneve me te korruptuara ato rendisin doganat tatimet dhe mjeket- thuhet ne raport. DASH permend edhe lirine e medias si dhe padite qe disa media kane bere ndaj kryeministrit Berisha. Keto padi jane rrezuar nga Gjykata e Larte. Ne permbledhje te tij saktesohet se Shqiperia nuk ka bere hapa perpara per sa i takon ceshtjeve te korrupsionit dhe ndikimit te politikes ne institucionet e pavarura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›