Zgjedhjet në Irak, 6 të plagosur nga një shpërthim
Kirkuk - Pesë policë dhe një civil janë plagosur sot nga një bombë artizanale në rrugën kryesore të Tuz Khurmatus, 180 km në veri të Bagdadit, njoftoi policia. Të mërkurën, dy policë që ruanin një shkollë që do të shërbente si qendër votimi në qytet ishin vrarë me armë zjarri nga disa të panjohur që më pas ishin larguar, citon AFP. Ky qytet me 160.000 banorë me shumicë turkomane shiite numëron gjithashtu kurdë dhe torkomanë sunitë.