E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kenzo nxjerr linjën e të brendshmeve me prezervativ

PARIS- Kenzo po nxjerr në treg një model të ri të të brendshmeve të burrave me një xhep të vogël të posacëm për të vendosur perzervativët. Kjo është ideja e stilistit Antionio Marras, drejtorit artistik të Kenzos, e cila bëri që kjo shtëpi mode t’i bashkohet nismës në kuadër të luftës kundër SIDA-s. Pezervativi, i realizuar në bashkëpunim me Durex, është në 5 variante dhe në cdo kuti të tij ka një gërmë të emrit Kenzo. Kjo është hera e parë që një shtëpi mode firmos një profilaktik. Marras ndërmori këtë nismë për të kujtuar që prezervativi nuk është një objekt për tu fshehur me turp, por është mjeti më i mirë për tu mbrojtur nga SIDA Notari francez, Frédérick Bousquet i cili fitoi medaljen e artë në lojrat olimpike të Pekinit, 2009, në stilin e lirë 50 metër, ka pranuar ftesën për të pozuar stilin e ri të të brendshmeve. (s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›