Shkencë, filmi i parë i xhiruar nga shimpazetë
LONDER- BBC do të transmetojë shumë shpejt dokumentarin e parë të filmuar nga shimpazetë. Dokumentari do të transmetohet më 27 janar në BBC2. Për 18 muaj grupi i 11 shimpazeve të kopshtit zoologjik në Edimburg, është familjarizuar me telekamerat dhe videot. Në fillim është përpjekur që shimpanzetë të kuptojnë teknologjinë e touchscreen, ( ekranit me prekje)dhe më pas i është dhënë një telekamera e përshtatshme për ta.(s.g/Balkanweb)