E Martë, 3 Nëntor 2026

Iluzionistët mahnisin shkodranët/ Artistët e Maqedonisë së Veriut dhuruan shfaqje magjike

Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër u shndërrua në skenën kryesore të magjisë teksa iluzionistët nga Dibra e Madhe në Maqedoninë e Veriut jo vetëm argëtuan publikun por e mbajtën atë të mbërthyer me kureshtje si rezultat i disa numrave të performuar për spektatorët e pranishëm

Artistët iluzionistë të ardhur nga shteti fqinj dhuruan shfaqje magjike dhe dhjetëra truke duke bërë pjesë të tyre edhe persona të pranishëm nga salla.

Drejtuesi i trupës “Magic Show” Bekim Mame, falenderon publikun që kishte mbushur pallatin e sportit si dhe mediat për pasqyrimin dhe jehonën e eventit ndërsa shton se rrugëtimi i tyre do të vijojë në qytete të tjera të vendit.

Shfaqja që zgjati rreth 60 minuta solli gjallëri tek spektatorët e vegjël si dhe prindërit që i shoqëronin ata.

Përgatiti: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›