E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, zbulohen 2 laboratore droge, në pranga 3 shqiptarë

Lboratoret u zbuluan ne Venecia. Operacioni blic qe vuri ne pranga 3 shqiptare u koordinua nga policia antimafia e Venezias. Xhirja e biznesit te ketyre laboratoreve te heroines arrinte deri ne 1 milion euro ne vit. 

VENECIA-Guradia di Finanza në Venecia ka zbuluar dy laboratore heroine, ne Padovano, duke arrestuar tre qytetare shqiptarë. Operacioni blic u koordinua nga policia antimafia e Venezias pas nje hetimi qe zgjati 8 muaj. Pas ketij hetimi u arrit ne perfundimin se behej fjale per nje trafik nderkombetar heroine qe origjinen e kishte nga Afganistani. Droga mberrinte ne Itali e fshehur ne serbatoret e karburanteve te kamioneve apo makinave te ndryshme. Gjithsej 10 kg heroine u gjet ne keto laboratore dhe u konfiskua. Nderkohe qe sipas autoriteteve xhiroja e biznesit te ketyre laboratoreve te heroines arrinte deri ne 1 milion euro ne vit. Emrat e shqiptareve nuk jane beret e ditura, nderkohe qe hetimi vazhdon. Thuajse ne gjithe bandat kriminale te trafikut ndërkombëtar te droges qe operojne ne Itali, nje pjese e anetareve jane me origjinë nga Shqipëria.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›