Kërcënime Moratit: Mjaft më me zezakë!
Inter
Ndërsa Baloteli vlerësohet si sportisti më i mirë i vitit dhe merr komplimentet e Masimo Moratit, presidenti zikaltër duhet të luftojë racizmin në stadiumet italiane. Por goditja e radhës ka ardhur pikërisht nga tifozeria e klubit të tij. Në portën e vilës së padronit të Interit në provincën e Lekos, është parë një shkrim vandal dhe racist: “Mjaft më me zezakë”. Shkrimi është shumë i ngjashëm me të tjerë të këtij tipi të parë në zonë gjatë ditëve të pasuese të derbit. Fraza mund të jetë në lidhje me blerjen e mesfushorit afrikan, MekDonald Mariga.
#