Barcelona, Guardiola insiston për Fabregas
Interesimi
Sikurse ka bërë të ditur e përditshmja sportive spanjolle, "El Mundo Deportivo", mesfushori çesk Fabregas është i gatshëm që ta braktisë Arsenalin për t’u transferuar, në fund të sezonit në vazhdim, te gjiganti spanjoll, Barcelona. Por klubi blaugran do të duhet të tregohet i kujdesshëm nga konkurrenca e rivalit tjetër spanjoll, Realit të Madridit, edhe pse duket se trajneri Pep Guardiola po ushtron një presion të madh mbi kapitenin aktual të Arsenalit, për ta bindur atë që të pranojë një transferim të mundshëm te katalanasit.
#