E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIA, Ok sistemit të pikëve dhe bllokimit të gomave

Formula 1

Diferenca e pikëve ndërmjet fituesit të garave dhe pilotit që renditet në vendin e dytë do të jetë më e madhe, ndërsa është hapur “drita jeshile” edhe për “bllokimin e gomave”. Në mbledhjen e zhvilluar në Paris, ndërmjet skuadrave dhe Komisionit të Formula 1, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka zyrtarizuar ndryshimet në rregullore. FIA aprovoi rregullin që do t’i detyrojë pilotët, të cilët nisen nga dhjetë vendet e para në vijën e startit, që të garojnë me të njëjtat goma të përdorura më parë në seksionin e tretë të provave zyrtare. Ideja ishte propozuar nga vetë skuadrat dhe ajo pritet që të sigurojë më tepër spektakël në çmimet e Mëdha, duke favorizuar parakalimet nga pilotët që nisen më prapa. Ndër të tjera, seti i gomave për kohë të thatë është zvogëluar nga 14 në 11. Në takimin e zhvilluar dje, u miratua edhe propozimi për modifikimin e mëtejshëm të sistemit të ri të pikëve. Fituesi i garave do të marrë 25 pikë, ndërsa atij që do të renditet i dyti do t’i jepen 18, dhe jo 20 pikë nga sa ishte përcaktuar në dhjetor 2009. Diferenca më e madhe është shpjeguar si një mënyrë për t’i bindur pilotët që të tentojnë të kalojnë përpara të tjerëve në vijën e finishit. Tashmë pritet mbledhja e Këshillit Botëror të FIA-s, në mënyrë që rregullat të hyjnë në fuqi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›