E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, rikthimi i Dabullës në mars

Rikuperimi

Një dëmtim në ligamentet e gjurit i mohon mbrojtësit të Tiranës, Rezart Dabulla, mundësinë për të zbritur në fushën e lojës përkrah shokëve të skuadrës në këto momente jo pak të rëndësishme për ecurinë e bardhebluve, në drejtim të realizimit të objektivave sezonalë. Tirana tashmë duket shumë larg luftës për të mbrojtur kurorën e kampiones në fuqi të vendit, ndërkohë që tashmë duket se do të duhet të ngushëllohet vetëm me mundësinë për të fituar Kupën e Shqipërisë. Gjithsesi mbrojtësi i 24 herë kampionëve vazhdon të stërvitet dhe faza riaftësuese për të po shkon drejt fundit. Dabulla do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në fushë vetëm në ditët e para të muajit mars. Mbrojtësi i Tiranës, mungon në fushat e lojës që prej muajit shtator, kur pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit dhe iu nënshtrua operacionit në një klinikë në Austri.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›