Kërcënime me bombë në aeroportin e Nju Jorkut

Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për bombë, dy aeroplanë janë kontrolluar pas uljes së tyre në aeroportin “John F. Kennedy” në Nju Jork.
Autoritetet amerikane kanë deklaruar se nuk kanë gjetur eksplozivë dhe se kanë marrë në pyetje edhe pasagjerët.
Administrata për Sigurinë e Transportit ka konfirmuar se gjithçka ka qenë në rregull.
Mësohet se aeroplanët i përkisnin kompanisë “American Airlines” dhe njëri ishte nisur nga San Francisko, ndërsa tjetri nga Helsinki.