E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Bashkëpunimi me rëndësi për reformën në drejtësi

Gjatë konferencës me temë "Si të zhvillojmë Sistemin e Drejtësisë Shqiptare drejt Standarteve Evropiane", Lohan tha se,  "është e nevojëshme marrëveshja e gjerë politike për reformën në sistemin e drejtësisë."

Gjithashtu, Lohan shprehu rëndësinë e bashkëpunimit të forcave politike në parlament për këtë reformë.  Ambasadori  Lohan tha se,  "duhet  punuar për sundimin e ligjit gjatë gjithë kohës", ndërsa përcolli mesazhin që, " përgatitja e ligjeve duhet të të bëhet me debate të hapura në mënyrë që ato të jenë të zbatueshme. " Ambasadori Lohan iu referua raport- progresit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë,  duke evidentuar një  sërë problemesh në këtë fushë. 

Sipas tij, Raport Progresi i Bashkimit Evropian vëren  se ka ende shumë punë për të bërë për reformën në sistemin e drejtësisë.  Ndërsa,  ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt shprehu optimizmin se,  Shqipëria do t'i përballojë sfidat për reformën në sistemin e drejtësisë. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë në  sfidat e saj të integrimit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i misionit europian Euralius i asistencës së drejtësisë  shqiptare, Roland Miklau  deklaroi se,  "Shqipëria ka shansin që të përmbushë këtë reformë." Miklau shprehu gadishmërinë e misionit për të ndihmuar Shqipërinë për realizimin e reformës së drejtësi.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›