E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënimi bolshevik i Edi Ramës: Unë kryetar bashkie ose Shqipëria në trazira! Lulzim Basha: I turpshëm presioni ndaj Kolegjit Zgjedhor

08-06-2011 / Gazeta 55

-- Kryediplomati shqiptar Edmond Haxhinasto: PS të dëgjojë deklaratat e SHBA, zv/ndihmës sekretari Countryman u shpreh qartë


-- Reagimi, Lulzim Basha: Presioni ndaj Kolegjit Zgjedhor, i papranueshëm


UPDATE- Kryetari i socialistëve dhe kandidati që kërkoi një mandat të katërt në bashkinë e Tiranës, Edi Rama, kumtoi sot një apel stalinist ndaj institucioneve ligjore se nëse ai nuk do jetë krryetar i bashkisë së Tiranës atëherë vendin e presin trazirat.


Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PS-së Rama ka theksuar se këtë herë kriza do të jetë më e thellë pasi sipas tij vjedhja e votës është bërë hapur dhe në sy të të gjithë shqiptarëve.


Gjithashtu Rama ka akuzuar Kolegjin Zgjedhor se nuk ka zbardhur akoma vendimin e së premtes duke shkelur kështu afatet ligjore ndërsa e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë mbi kërkesën legjitime të Partisë Socialiste.


“Vendimi i Kolegjit zgjedhor ishte i padrejtë, ishte një padrejtësi e hapur dhe flagrante për kërkesën e opozitës. Kolegji rrëzoi kërkesën legjitime të opozitës kur dy vjet më parë praktikisht i hapi rrugën krizës 2-vjeçare institucionale, politike me të gjitha pasojat që dihet nga të gjithë ashtu siç njihet edhe kostoja e këtyre pasojave që erdhën si përmbajtje e shpërdorimit të pushtetit të vjedhur nga Saliu”- tha Rama.


Më tej, kreu i opozitës ka theksuar se Partia Socialiste do të vijojë betejën e saj ligjore, por nënvizoi se do të kërkojë me forcë që drejtësia të japë drejtësi.


“Tani më sfida e hapur ka mbërritur në një moment kulmor kur do të duhet të ndodhë ballafaqimi me pruduktin e saj që ndodhi në tavolinën e KQZ-së. Gjurmët e barbarisë nuk janë vetëm në shkeljet e kushtetutës por edhe në vetë aritmetikën e rezultatit të rremë që ka prodhur KQZ-ja”- deklaroi më tej kryesocialsiti Edi Rama.


I pyetur për një ankimim të mundshëm përtej Kolegjit Zgjedhor Rama theksoi se hapi i sigurtë deri më tani ështe ky Kolegj, ndërsa përsëriti se opinionin e Komisionit të Venecias e refuzon vetë kryeministri Berisha.


Kësisoj, kandidati i socialistëve, Edi Rama, i cili humbi zgjedhjet në Tiranë si dhe i solli një rrudhje elektorale të majtës dhe Partisë Socialiste, krejt ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme për Kryeqytetin, s’guxon të respektojë vullnetin e votuesve të kryeqytetit dhe në kundërsens me legjitimitetin e votës, përkon të përligjë kërcënime të tipit bolshevik me gjuhën e Stalinit dhe Leninit.


Reagon Basha: Presioni ndaj Kolegjit Zgjedhor, i papranueshëm


Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, kërkon respektimin e institucioneve dhe vlerëson dëgjimin e zërit të çdo qytetari


“Dua të falenderoj edhe një herë të gjithë qytetarët e Tiranës të cilët bënë zërin e tyre të dëgjohet në këto zgjedhje dhe pritën me durim dhe respekt ndaj institucioneve funksionimin e procesit tonë zgjedhor. 


Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë ata që me kontributin e tyre ndihmuan ta bëjnë këtë proces zgjedhor të drejtë, të lirë, transparent dhe të saktë. 


Çdo votë është numëruar dhe zëri i çdo qytetari është dëgjuar.  


Gjatë gjithë këtij procesi, kam deklaruar dhe deklaroj se cilido qoftë verdikti përfundimtar i procesit, unë do ta pranoj atë. 


Në anën tjetër, kundërshtari im bëri zgjedhjen e tij për të mos njohur vendimet e Kolegjit Zgjedhor për arsyen e thjeshtë se këto vendime janë bazuar në ligj dhe jo tek interesat e tij politike. 


Unë besoj se numërimi i çdo vote është parimi më i drejtë dhe më i ligjshëm. Z. Rama nuk mendon kështu.  Nuk ka problem. Nuk është e thënë që të biem dakord për çdo gjë dhe kandidati tjetër ka të drejtë të përdorë cilindo mjet brenda sistemit tonë ligjor, qoftë kjo edhe nëse beson me të vërtetë se të mbysësh zërin e qytetarëve është e vetmja rrugë.


Megjithatë, kur institucionet tona të pavarura, bashkarisht të pranuara, japin verdiktin përfundimtar, është detyra e të gjithëve ne të pranojmë këtë verdikt, sepse ligji qëndron mbi të gjithë ne. Por rivali im ka zgjedhur një rrugë tjetër. Ai ka zgjedhur të ndërmarrë një hap të paprecedentë duke kërcënuar dhe duke i bërë presion Kolegjit Elektoral me anë të një letre publike, dhe sot para ekranit.  Është e papranueshme për cilëndo palë që të bëjë presion ndaj Kolegjit Zgjedhor. Presioni ndaj Kolegjit Zgjedhor është një presion i mirfilltë ndaj Drejtësisë.


Të gjithë ne e dimë që vetëm një palë e ka bërë këtë, dhe motivet e Z. Rama për këtë flasin vetë. Duhet ta kemi të qartë se çfarë vihet në pyetje këtu. A do të bëhemi një vend modern Europian i cili merr vendimet bazuar në shtetin ligjor, apo do të jemi një vend i cili merr vendime bazuar në kërcënimet për dhunë.


A do të kemi një qytet që vazhdon të konsumohet nga betejat e lodhshme politike apo do të dëgjojmë zërin e qytetarëve. T’i themi mjaft më betejave politike, është koha për zgjidhje. Në fund kjo ka të bëjë me demokracinë. Kandidati tjetër, në një orvatje për të përbaltur procesin pretendon se numërimi i çdo vote është barbari.


Në themel të kushtetutës sonë dhe Kodit Zgjedhor bashkarisht të votuar, në themel të drejtave universale dhe lirive të njeriut, në themel të demokracive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, qëndron parimi i numërimit të çdo vote. Barbari është mosnumërimi i çdo vote.


Gjatë gjithë këtij procesi, bashkësia ndërkombëtare ka qenë e pranishme dhe ata kanë folur njëzëri duke i bërë thirrje të gjitha palëve të ndjekin institucionet ligjore, shtetin ligjor dhe të pranojnë rezultatet. 


Bashkësia ndërkombëtare ka qenë gjithashtu e qartë kur deklaron se dhuna dhe kërcënimet për dhunë nuk kanë vend në këtë proces.  Askush nga Bashkësia Ndërkombëtare nuk i ka vënë në dyshim vendimet e Kolegjit Zgjedhor.


I vetmi që e bën këtë është Z. Rama. Çdo votë është numëruar dhe zëri i çdo qytetari është dëgjuar. Nuk ka drejtësi më të madhe në një demokraci sesa kjo. Dhe ky është interesi më i mirë i vendit.


Kryediplomati shqiptar Edmond Haxhinasto: PS të dëgjojë deklaratat e SHBA, zv/ndihmës sekretari Countryman u shpreh qartë


Zv.kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto theksoi sot se deklaratat e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Thomas Countryman janë janë shumë të qarta, shumë konsistente dhe i referohen gjithmonë një parimi që të respektohet shteti ligjor.


“Në Shqipëri funksionon shteti i së drejtës prandaj duhet të dëgjohen institucionet e pavarura. Hapësirat ligjore nuk kanë nevojë për interpretime politike”- tha zoti Haxhinasto.  


Ndërkohë i pyetur në lidhje me letrën e hapur të kryetarit të opozitës, Edi Rama për Kolegjin Zgjedhor, Haxhinasto tha se nuk e kishte lexuar dhe nuk e dinte nëse do të kishte kohë ta lexonte.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›