Kolegji zbardh vendimin qe rrezoi padine e PS-se

Zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor i cili rrëzoi padinë e socialistëve të premten e shkuar. Rreth orës 17.00 të pasdites, pesëshja e gjyqtarëve ka dorëzuar në sekretarinë e Kolegjit, argumentimin ligjor në lidhje me vendimin e dhënë.
Menjëherë pas këtij momenti palët e interesuara kanë tërhequr nga një kopje të vendimit të zbardhur. Kryesocialisti Edi Rama dhe drejtues të tjerë të partisë, kanë filluar në selinë rozë konsultimet me juristët mbi arsyet që kanë renditur gjyqtarët.
Më 3 qershor, Kolegji rrëzoi ankesën me të cilën socialistët kërkonin shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së për numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara. Kolegji la në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i jepte avantazhin Lulzim Bashës me 81 vota më shumë se sa rivali i tij Edi Rama.
Afati i fundit ligjor brenda të cilit trupa e Kolegjit duhej të zbardhte vendimin ishte ora 21.00 e mbrëmjes së sotme.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 08 qershor 2011 )