E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, i riu mbytet në liqen, polumbarët kërkojnë trupin

TIRANË- TIRANË- Mbytet një i ri në liqenin e Turjanit, në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15, të mbrëmjes, ndërsa policia konfirmon lajmin.
Fillimisht u dyshua për një aksident, pasi në afërsi të liqenit u gjend edhe makina me të cilin udhëtonin 4 të rinj, por pasi policia mori në pyetje 3 prej tyre, u vërtetua se ata kishin hyrë në liqen për tu larë.

Njëri prej tyrre, me emrin Shkqlqim rreth 35-40 vjec, sic bën me dije policia nuk ka mundur të dalë I gjallë. Shkaqet e mbytjes së tij janë ende të paqarta, ndërkohë që polumbuarët janë në kërkim të trupit.

Blutë e kryeqytetit deklarojnë gjithashtu se po marrin në pyetje 3 shokët e tij.

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›