Kërcënimi, eksploziv makinës së kreut të PS-së së Vlorës
ELBASAN – Një kufomë brenda një makine të djegur është gjetur mbrëmjen e djeshëm në afërsi të kilometrit të 27-të të rrugës Tiranë-Elbasan. Sipas të dhënave paraprake, edhe pse makina është tërësisht e djegur, nga dokumentet e gjetura në makinën me targë TR 6135 L tip “Renault”, bëhet e ditur se viktima është 27-vjeçari Ergys Lleshi. Makina e përfshirë nga flakët është konstatuar fillimisht nga drejtuesit e automjeteve që po kalonin atë moment, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Fillimisht policia hetoi në disa pista, atë të një zjarrvënieje të qëllimshme, një djegie aksidentale të makinës, apo një krim të mundshëm. Pas hetimit në vendngjarje policia doli në përfundimin se djegia e makinës ishte aksidentale. Mendohet se mjeti ka rrëshqitur rreth 50 metra nga rruga dhe benzina ka shpërthyer duke shkaktuar djegien e plotë të makinës dhe të drejtuesit të saj. Edhe pse uniformat blu kanë nxjerrë një version paraprak, sërish është duke u punuar për të mbledhur të dhëna të tjera lidhur me këtë ngjarje.
19 Shkurt 2010