Kercenimi nga akujt shkrirja rrezikon qyteterimet
Shkrirja e shpejtë e akujve në Groenlandë mund të bëjë që në 100 vitet e ardshme qytete si Shangai apo Hong Kongu, të cilat ndodhen nën nivelin e detit të zhduken nga harta. Shkencëtarët mendojnë se me këto rritme të shkrirjes, deri në 2100-ën nivelet e detrave do të rriten me 1.6 metra.
E lokalizuar në oqeanin e Atlantikut të Veriut, Groenlanda ka 10 % të akullnajave të të gjithë botës dhe luan një rol kryesor në ndryshimet klimatike. Korriku ishte muaji më i nxehtë në Ilulisat të Groenlandës. Edhe pse qyteti ndodhet në arktik, termometri për muajin që sapo lamë pas shënoi nivele më të larta nga sa priteshin.
Banorët vendas thonë se stina e verës ka qenë gjithmonë e më e nxehtë, duke përshpejtuar shkrirjen e akujve. Eki nuk është e vetmja akullnajë që po shkrin në Groenlandë. Në Ilulisat, të gjithë e ndjejnë e efektin e ngrohjes globale.