Kërcënimi nga zjarret ne Jug
Por megjithe ndërhyrjen ne këtë zone zjarri është shuar vetëm pas mesnate. Deri tani llogaritet te jete djegur dhjetëra hektarë me dru frutore e kullota, si dhe rreth 60 koshere bletësh. Policia ka arrestuar tre persona si dhe ka shpallur ne kërkim te dyte te tjerë si zjarrvënës ne fshatin Peshkepi. Vendgrumbullimi i plehrave ne Fier është përfshirë serish nga flaket. Tymi dhe smogu jane përhapur edhe ne qytet, ndërkohë qe per lagjet aty pranë Sheq i madh, Bishanak dhe Vija e Ngjales jetesa eshte bere e pamundur. Shkaqet e renies se zjarrit nuk dihen ende. Pavarësisht ndërhyrjes se zjarrfikëseve, vatrat nuk jane shuar plotësisht. Veç tyre jane angazhuar edhe punonjësit e ndërmarrjes se pastrimit.