Grabitje dhe terror në Vlorë
Tre grabitës me maska kane rrahur rojën e objektit, i kane hedhur armen tutje dhe me pas kane hyre ne filial duke qëlluar me arme. Një emigrante bashke me dy fëmijët qe po hapte një llogari bankare ka shpëtuar për pak nga vrasja, teksa grabitësit e kane qëlluar prane këmbeve me arme dhe i kane marre shumën prej 1 milion lekesh te rinj. Por situata është tensionuar edhe me shume kur ka mbërritur makina e blinduar qe transporton leket e bankës. Grabitësit e armatosur kane qëlluar ne drejtim te makinës me kallashnikov dhe pistoleta. Burime jozyrtare pohojnë se edhe rojet e sigurisë janë kundërpërgjigjur, por duke qëlluar ne ajër. Disa momente me vone, grabitësit janë larguar me një makine tip benz, te cilën e kane braktisur rreth 800 metra me larg pranë një tjetër banke, punonjësit e se cilës te përfshire nga paniku kishin mbyllur dyert. Banda e armatosur është është zhdukur ne këmbë ne brendësi te lagjes dhe ndërsa e gjithë policia është ngritur ne këmbë për kapjen e pjesëtareve te saj. Nga hetimet paraprake rezulton se makina e përdorur për grabitjen spektakolare ne mes te sezonit turistik, rezulton te jete ne pronësi te një emigrant i cili ka denoncuar te dielën vjedhjen e saj.