E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, promovohet libri-ditar i kryebashkiakut

Shenimet e mbajtura ne vitet qe Edi Rama eshte gjendur ne karrigen e ministrit te Kultures, kryetarit te bashkise, e mandej edhe kreut te PS-se, te shoqeruara me skica perkatese artistike, jane hedhur ne treg, pikerisht ne kulimin e fushates elektorale. Lideri i Partise Socialiste promovoi librin e tij "Edi Rama" ne ambientet e galerise "Fap" ne Akademine e Arteve te Bukura, mes miqsh e te njohurish. Libri ne fjale, nen siglen e shtepise botuese "Toena", perbehet nga shenime ne forme ditari, te cilat gjithashtu jane shoqeruar me skica e vizatime. Gjithcka daton nga muaji mars i vitit 1998 e deri pak kohe me pare. Rama tha se skicat jane realizuar gjate takimeve te tij me individe te ndryshem ne zyre, ku pasi i linte gjurme, cdo bashkebisedim apo gjest, hidhej me pas ne leter permes skicave a vizatime subkoshienciale. Keshtu, ne sfond te "ngjarjeve", skicave e rrjedhimisht edhe librit, qendrojne axhenda dhe pozicioni i tij si zyrtar qendror ne institucionin e Bashkise se Tiranes. Megjithate, copezat ne librin-ditar datojne qe ne kohen kur Rama mbante postin e ministrit te Kultures, per te vijuar me pas me karrigen e kryebashkiakut, e mandej me ate te kreut te PS-se, poste te cilat ai ende i mban mbi supe. "Se pari, eshte ideja fillestare e vete Maks Velos, qe qysh kur pati pare disa nga keto vizatime, me pat thene qe patjeter duhet te jene bashke ne nje liber. Pastaj eshte nje kontribut miqesor i Vladimir Myrtezait, qe pat marre disa nga keto vizatime dhe i pat ekspozuar bashke me te tjera vepra te miqve e kolegeve artist, pa dijenine time, duke me bere nje surprize shume te kendshme dhe njekohesisht duke me shtyre nje hap akoma drejt ketij libri. Por, ky liber eshte rezultat i mendjes se jashtezakonshme dhe intuites gjeniale te Anri Sales, per t'i bashkuar bashke jo vetem vizatimet, por edhe te gjitha copat e tjera, pa te cilat libri nuk mund te kuptohej", tha ne fjalen e tij te perurimit Edi Rama. Interesant eshte fakti qe ne faqet e ketij libri gjenden me shumice detaje intime dhe personale nga jeta e Edi Rames, sic eshte kurimi jashte vendit i te birit me kancer, korrespondenca me te ne momentet me te veshtira ne marredhenien ate e bir. Ne faqet e librit "Edi Rama" ka padyshim edhe artikuj gazetareske, e-maile, shenime private, akuza politike etj. Duke e cilesuar dicka me teper se thjesht nje liber vizatimesh; nje liber jete nje histori ku bashkohen eksperienca artistike, por edhe eksperienca jetesore, kreu i PS-se theksoi detajet nga jeta e tij si prind, jeten si mik i rrethuar nga sfera e intimitetit dhe ajo e marredhenieve njerezore. "Mendoj se ky liber eshte nje mundesi qe u jepet atyre qe jane kurioz per te gjitha keto dimensione, qe te bejne nje udhetim ne faqet e tij, per te zbuluar jo thjesht ngjyra dhe forma, te cilat jane pjese e vizites time ne atdheun e vjeter, por edhe shume aspekte qe kane te bejne me kronologji ngjarjesh te njohura per te gjithe, qe kane te bejne me ngjarje te panjohura dhe qe jane ngjarje te jetes time personale dhe qe kane te bejne me ngjarje qe kane shenuar momente te rendesishme ne historine e kontinentit apo te gjithe botes, ose me momente reflektimi njerezish te ndryshem ne pjese te ndryshme te globit", perfundoi kryebashkiaku i Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›