Dy gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës emërohen në Apel
Autori i Lajmit: red.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e djeshme, ka bërë edhe emërimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës në dy gjykata të një niveli më të lartë. Gjyqtari Gjin Gjoni, i njohur për karrierën e tij të suksesshme, është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Ndërkaq edhe gjyqtari Fehmi Petku, po penalist pranë Gjykatës së Faktit Tiranë, është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Emërimi i dy gjyqtarëve është bërë në mbledhjen e djeshme të KLD-së. Gjin Gjoni njihet si një nga gjyqtarët më me përvojë në Gjykatën e Tiranës. Gjatë 17 viteve punë, në fillim si asistent dhe më pas si gjyqtar, ai ka kaluar në dorë me qindra procese të bujshme. Këto si gjatë kohës kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike dhe kur erdhën socialistët. Por, ato që e kanë bërë atë të njohur kanë qenë dy proceset që, sipas specialistëve, veprat penale të të akuzuarve, futen në krimet e rënda dhe trafiqe. Bëhet fjalë për dosjen e Arben Grorit, një personazh shumë i njohur i botës së krimit, i akuzuar për trafik droge. Ai e dënoi “të dënuarin” e drejtësisë italiane me 25 vjet burg. Por, një proces tjetër ka qenë e ai i ashtuquajtur “Kokaina”, kur të akuzuar kanë qenë Sokol Koçiu, ish-drejtor i Policisë së Vlorës dhe shef i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme. Bëhet fjalë për një trafik ndërkombëtar të kokainës ku përfshiheshin dhjetëra shtete, mes të cilave edhe Shqipëria. Edhe në këtë rast, Gjin Gjoni ka dhënë vendime shumë të ashpra, të mbështetura këto në Kodin Penal. Vendimet e dhëna nga ky gjyqtar janë futur në të gjitha manualet dhe të dhënat e drejtësisë shqiptare. Gjin Gjoni ka qenë pjesë e Gjykatës së Krimeve të Rënda të shkallës së parë për disa vite, por dha dorëheqjen në vitin 2002 pas disa sulmeve të drejtpërdrejta nga KLD-ja e asaj kohe. Ndërkaq edhe gjyqtari Fehmi Petku ka një karrierë jo më të paktë se ajo e gjyqtarit Gjoni. Një ndër çështjet e rëndësishme që pritej të shqyrtonte gjyqtari Fehmi Petku, ka qenë edhe padia e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ka kërkuar rrëziimin e vendimit të Prokurorisë për mosfillimin e hetimeve për Kryeprokuroren. Pas shortit elektronik, kërkesa i ra për të shqyrtuat gjyqtarit tashmë të Apelit për Krimet e Rënda, Fehmi Petku.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009